Mbrojtja kibernetike, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi vizitë zyrtare në Izrael

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael. Ai mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë, të organizuar nga IMPROVATE që u zhvillua në Jeruzalem.


Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi zhvilloi një vizitë zyrtare në Izrael. Bashkë me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi morën pjesë në konferencën e nivelit të lartë, të organizuar nga IMPROVATE që u zhvillua në Jeruzalem. IMPROVATE është një organizatë që punon për avancimin e teknologjisë izraelite dhe që shërben njëherësh si një platformë për të lidhur liderët, vendimmarrësit apo investitorët me kompanitë e teknologjisë dhe inovacionit.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte folës kryesor në një nga panelet me temë: “Mbrojtja kibernetike”. Z .Peleshi theksoi faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor kanë humbur mjaft kohë në një sistem të gabuar para viteve ‘90, kështu që tani duhet të vrapojmë që të arrijnë vendet e përparuara në teknologji. Ndaj ministri i Mbrojtjes, që në fillim të fjalës së tij, ftoi bizneset izraelite të kapitalit për sipërmarrje inovative.

Ministri i Mbrojtjes tha se zhvillimet në fushën e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit kanë sjellë përfitime të mëdha, por njëkohësisht sfida dhe kërcënime po aq të mëdha, çka e bën jetësore mbrojtjen dhe sigurinë kibernetike. Në këtë pikë, ministri kërkoi më shumë angazhim, bashkëpunim e koordinim më të madh ndërkombëtar, për të ofruar siguri kundër sulmeve kibernetike të çdo lloji.

“Vendet e zhvilluara sigurisht që do të drejtojnë, por në të njëjtën kohë ato duhet t’i asistojnë, mbështesin dhe ndihmojnë të tjerët që të përparojnë dhe të krijojnë elasticitetin dhe mjetet e nevojshme në fushën kibernetike. Jemi dëshmitarë të shtimit të sulmeve kibernetike ndaj shërbimeve të infrastrukturës. Subjektet me qëllime keqdashëse po shfrytëzojnë përdorimin e internetit, i cili ka krijuar pika të cenueshme për sigurinë e tyre. Për më tepër, gjatë pandemisë, veçanërisht në vitin 2020, kaluam drejt punës në distancë. Kjo krijoi terren të pasur dhe tani është më e lehtë se kurrë për të ekzekutuar çdo sulm kibernetik”, u shpreh ministri Peleshi.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, “sulmet kibernetike kërcënojnë të sulmojnë thelbin e demokracive liberale, vullnetin e lirë të shoqërive moderne”. Ai foli për përpjekjet që po bën qeveria shqiptare, e cila po investon gjithnjë e më shumë në inovacion, teknologji dhe infrastrukturë digjitale për të ofruar shërbime digjitale për qytetarët tanë.

“Si një aleat i NATO-s, Shqipëria gjithashtu njeh hapësirën kibernetike si domenin e pestë të luftës, krahas tokës, detit, ajrit dhe hapësirës. Kështu, ne kemi krijuar në Forcat e Armatosura Shqiptare “Njësinë Ushtarake për Sigurinë Kibernetike” dhe mbështetemi te partnerët tanë strategjikë për ta zhvilluar më tej atë. Për më tepër, Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë synon të ndryshojë dhe të japë shembull duke krijuar qasje të re ndaj inovacionit, sinergji të re në fushat e kapaciteteve ushtarake, mbrojtjes civile dhe sigurisë kibernetike. Ne mezi presim të ofrojmë një mjedis të favorshëm për zhvillimin e zgjidhjeve inovative duke krijuar “ekosistemin e inovacionit” brenda Institucionit të Mbrojtjes”, theksoi ministri Peleshi.

Së shpejti Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri do të marrë si pjesë të fushës së përgjegjësisë së saj politikbërjen dhe monitorimin e mbrojtjes kibernetike, duke u kthyer në institucionin qendror të politikave, rregullave, standardeve të mbrojtjes kibernetike, jo vetëm për hapësirën e sigurisë.

Burimi: Mod.gov.al

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023