30 izraelitë në listën e miliarderëve të Forbes 2022, kryeson Miriam Adelson

Botuesja e “Israel Hayom” është personi i 50-të më i pasur në botë; Roman Abramovich humbet mbi gjysmën e pasurisë së tij nga vendosja e sanksioneve; Trump renditet në 1012 në listën e kryesuar nga Elon Musk, me 219 miliardë dollarë


Tridhjetë izraelitë u përfshinë në listën e miliarderëve të Forbes 2022 të publikuar të mërkurën, duke përfshirë sipërmarrës të teknologjisë, manjatë të anijeve dhe një producent hollivudian.

Listën izraelite e kryeson Miriam Adelson, e renditur si personi i 50-të më i pasur në botë me një pasuri neto prej 27.5 miliardë dollarësh.

Adelson është nga Izraeli, por Forbes e vendosi atë në SHBA në renditjen e saj vjetore, pasi ajo ka nënshtetësi amerikane dhe jeton në Las Vegas.

Adelson debutoi në listë në vitin 2021 pasi burri i saj, manjati i kazinove Sheldon Adelson, vdiq në fillim të vitit. Ai ishte një mega-donator i partisë Republikane dhe botuesi i gazetës “Israel Hayom”.

Miriam Adelson trashëgoi pjesën më të madhe të pasurisë së burrit të saj të ndjerë dhe u bë miliarderja e re më e pasur në botë vitin e kaluar, duke u renditur e 24-ta në listën e Forbes. Ajo humbi rreth 360 milionë dollarë vitin e kaluar.

Eyal Ofer
Eyal Ofer

 

Eyal Ofer, kreu i Ofer Global Holdings, ishte personi më i pasur në Izrael në listë, në vendin e 117-të me një pasuri prej 15.4 miliardë dollarësh që rrjedhin nga asetet në industrinë e pasurive të paluajtshme dhe të transportit detar.

Vëllai i tij, Idan Ofer, është izraeliti i radhës më i pasur, në vendin e 188-të me 10.5 miliardë dollarë nga interesat e anijeve dhe energjisë.

Të dy janë djemtë e manjatit izraelit të anijeve Sammy Ofer, i cili dikur ishte njeriu më i pasur i Izraelit.

Vëllezërit Dmitri dhe Igor Bukhman, pronarë të kompanisë së lojërave Playrix, u renditën në vendin e 275-të me 8.1 miliardë dollarë.

Arnon Milchan, një producent izraelit i filmave të Hollivudit ishte personi i 851-të më i pasur me 3.5 miliardë dollarë.

Roman Abramovich, një rus që mban nënshtetësinë izraelite dhe ishte shpallur si izraeliti më i pasur vitin e kaluar, ishte në vendin e 350-të me një vlerë neto të vlerësuar prej 6.9 miliardë dollarë, nga 14.5 miliardë dollarë vitin e kaluar. Ai u rendit në mesin e 83 rusëve në listë.

Izraelitët e tjerë në listë përfshijnë aksionerin kontrollues të Delek, Yitzhak Tshuva, i renditur në vendin e 778 me pasuri prej 3.8 miliardë dollarë, i ndjekur nga CEO i Check Point, Gil Shwed, i renditur në vendin e 851 me pasuri prej 3.5 miliardë dollarësh. Liora Ofer, aksionerja kontrolluese në Melisron renditet e 1645-ta me 1.8 miliardë dollarë, ndërsa rivalja izraelite nga prodhimi i pasurive të paluajtshme Danna Azrieli renditet e 1929-ta me 1.5 miliardë dollarë. Adam Neumann, i renditur në vendin 2076 me 1.4 miliardë dollarë dhe hoteleri David Fattal me 1.3 miliardë dollarë, renditet në vendin e 2324.

Forbes tha se 34 rusë u larguan nga lista e miliarderëve pas pushtimit rus të Ukrainës, rënia më e madhe e çdo vendi përveç Kinës, e cila humbi 87 miliarderë për shkak të një goditjeje teknologjike të qeverisë.

Abramovich është sanksionuar nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar, por jo nga SHBA.

Njeriu më i pasur në botë ishte Elon Musk, themeluesi i Tesla dhe SpaceX, me 219 miliardë dollarë, i ndjekur nga Jeff Bezos i Amazon, me 171 miliardë dollarë.

Gjigantët amerikanë të teknologjisë Bill Gates, Larry Page, Sergey Brin, Larry Ellison dhe Steve Ballmer, si dhe investitori amerikan Warren Buffet, ishin gjithashtu në Top 10.

Ish-kryebashkiaku hebre i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, ishte i 12-ti, me 82 miliardë dollarë, dhe Mark Zuckerberg i Facebook ishte i 15-ti me 67 miliardë dollarë, duke rënë ndjeshëm nga një vit më parë.

Ambasadorja Peleg: Edi Rama, mik i madh i Izraelit!

Kryediplomatja izraelite në Tiranë reagon pas fjalimit të kreut të qeverisë shqiptare në seancën plenare të OKB-së.

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023