Historike – Më 9 maj, Kosova dhe Izraeli nënshkruajnë Memorandumin e parë të Mirëkuptimit

Memorandumi i parë i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Izraelit do të nënshkruhet të hënën, lajmëroi Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem.


Memorandumi i parë i Mirëkuptimit mes Kosovës dhe Izraelit do të nënshkruhet të hënën, lajmëroi Qendra Përkujtimore Botërore e Holokaustit, Yad Vashem.

Një memorandum i tillë do të nënshkruhet në kuadër të kësaj qendre dhe Ministrisë së Arsimit të Kosovës, u bë e ditur përmes një lajmërimi.

“Më 9 maj, zv/kyeministrja e Kosovës Donika Gërvalla do të vizitojë Yad Vashem, Qëndrën Përkujtimore Botërore të Holokaustit”.

“Gjatë vizitës së saj, ministrja do të nënshkruajën memorandum e parë ndonjëherë të mirëkuptimit kështu duke i etabluar zyrtarisht marrëdhëniet formale mes Shkollës Ndërkombëtare për Studime të Holokaustit, Yad Vashemm dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë”, u tha më tej në lajmërim.

“Kosova, një vend me shumicë myslimane në Ballkan, do të shënojë fillimin e arsimimit rreth holokaustit për mësimdhënësit në seminare trajnuese. Yad Vashem ka rrjete ndërkombëtare të shkollave dhe shërbimeve arsmore në gjashtë kontinente”, u tha më tej në lajmërim.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla po qëndron në Izrael.

Disa foto dhe pak detaje nga vizita e Gërvallës në Tel Aviv i ka publikuar sot biznesmeni izraelit, Roy Roznek, anëtar i presidencës së Dhomës së Tregtisë atje, raporton Gazeta Express.

“Vizita e parë e Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës znj, Gervalla Schwarz në Izrael”, shkroi Roznek.

Ai tregoi për një takim me krerët e dhomave të tregtisë në Tel Aviv./Gazeta Express/

Lexo më shumë

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023