“Marrëveshjet Abraham”, ambasadorja Demiri: Ja përfitimet Kosovë-Izrael
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë takimin e radhës të Grupit të Knessetit për Promovimin e “Marrëveshjeve Abraham”
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, mori pjesë takimin e radhës të Grupit të Knessetit për Promovimin e “Marrëveshjeve Abraham”, ku një nga përfitueset e marrëveshjeve ishte edhe Kosova, që rezultoi me njohjen nga Izraeli.
Demiri foli para të pranishmëve për të arriturat që janë shënuar në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
“Me ftesë të znj. Ruth Wasserman-Lande dhe z. Ofir Akunis, deputetë të Knessetit izraelit dhe njëherësh kryesues të Grupit të Knessetit për Promovimin e Akordeve Abraham, sot mora pjesë në takimin e radhës të këtij grupi.
Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikut Khalifa bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, i cili ndërroi jetë kohë më parë.
Pata rastin të flas para të pranishmëve për të arriturat që janë shënuar në marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve”, shkruan ambasadorja Demiri.