Shtegu i Ngjyrave në parkun e Korab-Koritnikut, destinacion i turistëve izraelitë

Shtegu i Ngjyrave, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik, po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.


Nga Klotilda Saraçini

TIRANË, 31 maj/ATSH/ Shtegu i Ngjyrave, pjesë e parkut natyror Korab-Koritnik, po tërheq gjithnjë e më shumë të apasionuarit pas natyrës dhe ngjitjeve në mal.

Fundjavën që lamë pas ky shteg u vizitua nga vizitorë nga Izraili, të cilët u mahnitën nga bukuria e këtij shtegu.

Ardian Musaj, guidë lokale në Kukës, tha sot për ATSH-në “vetëm gjatë muajit maj Shtegun e Ngjyrave deri tani e kanë vizituar rreth 50 turistë të huaj edhe rreth 40 turistë shqiptarë edhe pse akoma nuk është çelur sezoni”.

Musaj, i cili e ka kthyer edhe shtëpinë e tij në bujtinë në fshatin Çajë të Kukësit shprehet se “turistët e huaj, por edhe ata vendas kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë që ofron ky shteg”.

“Vizitorët gjatë ngjitjes për në mal kanë mundësi të vizitojnë dhe monumente të tjera të natyrës, si “Gryka e Vanave”, Ujëvara e Beles, liqeni i Kallabakut, ku shijojnë panoramën e mrekullueshme të këtij liqeni”, shprehet Musaj.

Ai bën të ditur se “më 4 qershor është bërë traditë që të çelim sezonin me një natë kamping në Shtegun e Ngjyrave”.

Musaj shprehet se ka filluar si guidë lokale prej 6 vitesh në këtë shteg, ku ka shoqëruar gjithmonë turistët e huaj. “Ndërsa prej 3 vitesh ky shteg është kthyer edhe në destinacionin e turistëve vendas nga të gjitha grupmoshat”, thekson Musaj.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut.

Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri). Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

Gjurmët e këtij shtegu vijnë që nga lashtësia në kohën e krishtërimit. Mendohet se është një shteg 2400 vjeçar, i quajtur ” Scardus” nga romakët, që në latinisht do thotë plot ngjyra, për shkak të luleve të shumta dhe peizazhit që krijohet në stinë të ndryshme. I pozicionuar në jug të maleve të Sharrit, mendohet që kjo hapësirë të jetë ndër kullotat alpine më të mëdha në Evropë. /ATSH/

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023