Ekspozita “Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”

Në Javën Kulturore të Izraelit u çel në Tiranë ekspozita “Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”, një përmbledhje e 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman


Në Javën Kulturore të Izraelit u çel në Tiranë ekspozita “Jerusalemi nuk është thjesht një qytet”, një përmbledhje e 100 fotografive të autorit Dmitry Brickman, që tregojnë gamën e gjerë të trashëgimive fetare dhe kulturore të qytetit të shenjtë të Jeruzalemit.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler vizitoi sot këtë ekspozitë, ku vlerësoi punimet e ekspozuara.

Rama ftoi qytetarët që të mos i humbasin ditët e Javës së Izraelit, ku ka plot aktivitete, të cilat do të pasohen nga më shumë akoma vitin e ardhshëm, si edhe me inaugurimin e Muzeut Hebraik në Vlorë dhe Qendrën Hebraike në Tiranë, një tjetër hap për t’i forcuar edhe më shumë rrënjët tona të vjetra.

“Jam shumë i lumtur që mes javëve ndërkombëtare të kulturës së vendeve të ndryshme, Izraeli është tashmë i pranishëm, duke i treguar publikut shumë gjëra”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “kjo është e para herë, por duam ta bëjmë traditë dhe për vitin që vjen”.

“Do kemi vitin tjetër kohën dhe përvojën që kemi mbledhur këtë vit për ta bërë më të madhe, për ta bërë më të mirë, për ta bërë më popullore për të krijuar gjithnjë e më shumë ura që na bëjnë bashkë do jemi shumë shpejt së bashku në inaugurimin e muzeut të ri në Vlorë ndërkohë që po përgatisim dhe qendrën hebreje në Tiranë dhe do ishim shumë të nderuar t’ju ftonim të ishit pjesë e kremtimeve tona”, u shpreh Rama.
Ministrja Margariti shpjegoi se ekspozita ka udhëtuar në shumë vende të tjera botës, me mesazhe të qarta të paqes dhe bashkëjetesës.

“Të gjithë personazhet janë të lidhura me qytetin antik. Por ka një mesazh shumë shqiptar, atë të bashkëjetesës dhe kjo është një ekspozitë e cila ka udhëtuar edhe ne vende të tjera të botës dhe ne e falënderojmë artistin që në një kohë kaq të shkurtër, që kur lëshuam thirrjen tonë për javën izraelite që t’i bashkohej me ekspozitën e tij. Ekspozita do të vazhdojë të udhëtojë edhe në vende të tjera të botës edhe artisti ka punuar për këtë ekspozitë mbi dhjetë vite, ka një eksperiencë të gjatë në fushë dhe do doja në fakt që të ishte ai që të na shpjegonte më shumë mesazhin e fotografive të tij”, u shpreh ministrja Margariti.

Ndërsa autori i ekspozitës tha se ajo përfaqëson një lutje simbolike.

“Kjo ekspozitë është një lutje simbolike në Jerusalem. Pasi kam punuar shumë vite në Jerusalem me foto, një ditë kam kuptuar që të gjithë njerëzit që që vinin në Jerusalem dhe s’ka rëndësi se çfarë gjuhe dhe çfarë shteti, vijnë që të luten, por thonë të njëjtën lutje në gjuhë të ndryshme, nuk ka rëndësi kush është gjuha. Duke parë lutjet që njerëzit bëjnë në Jerusalem, unë kam marrë rreth 25 lutje të ndryshme dhe ato i kam përzier nga fe të ndryshme, edhe nga kristianizmi dhe nga myslimanizmi, por njerëzit në fund të fundit lutjet dhe kërkesat e tyre janë të gjitha: ‘Unë dua dashuri, unë dua shëndet, dua jetë të gjatë’. Pasi përzjeva të gjitha fotot kemi krijuar dhe një film që do të prezantohet këtu. jam shumë i kënaqur në çfarë ka dalë dhe them që është një nga ekspozitat më të bukura të këtij turi që po bëj unë”, u shpreh Dmitry Brickman.

“Shqipëria mikpret botën” sjell në Tiranë javën kulturore të Izraelit, me një seri aktivitetesh promovuese kulturore.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023