Ambasadori Gal Gendler dhe kryebashkiaku Veliaj inspektojnë tregun i ri ushqimor publik në Farkë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, inspektuan ecurinë e punimeve për tregun ushqimor, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5ha dhe do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve.


Shumë shpejt fermerët e fshatrave të Tiranës mund t’i tregtojnë produktet e tyre në tregun e madh ushqimor në Farkë. Ky treg do të jetë publik, me tarifë minimale për tregtarët e vegjël dhe nën administrimin e Bashkisë së Tiranës. Puna për ndërtimin e tregut ka nisur dhe faza e parë e punimeve thuajse ka përfunduar.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me ministren e Bujqësisë, Frida Krifca dhe ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler, inspektuan ecurinë e punimeve për tregun ushqimor, i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 5ha dhe do të shërbejë edhe si treg i hapur pakice, por edhe si treg i madh shumice, i pajisur me mjete frigoriferike dhe mjedise të posaçme për ruajtjen e cilësisë së produkteve.

Veliaj tha se kjo i jep zgjidhje situatës monopol të krijuar në tregun ushqimor dhe tregtarët e të gjitha zonave përreth Tiranës mund t’i shesin produktet e tyre me çmimet që i përcaktojnë vetë. Po ashtu, edhe konsumatorët i blejnë produktet me çmime më të lira dhe cilësi më të mirë. “Për një kohë shumë të gjatë, madje më shumë seç duhet, kemi pasur një monopol në tregun e shumicës, ku fitimin më të madh nuk e kishte as prodhuesi, as konsumatori, por ndërmjetësi – pra, ai që kishte në zotërim tregun në Kashar, i cili si ndërmjetës fitonte pa bërë ndonjë punë të madhe. Ndërkohë, ne duam që të fitojë fermeri, duke ia bërë thuajse të papërfillshme tarifën e hyrjes në treg, por edhe konsumatori, që do t’i blejë produktet me një çmim më të ulët. Në këtë mënyrë, zhdukim rolin e ndërmjetësit, që faturonte çdo arkë dhe çdo kilogram që hyn në tregun e shumicës”, tha Veliaj.

Sipas tij, tregu i ri, i cili është një investim i përbashkët mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Bujqësisë, do të jetë i hapur çdo fundjavë për qytetarët që duan të bëjnë furnizimet e javës. “Në platformat e mëdha do të funksionojë tregu i shumicës, kurse në pjesën qendrore – sipas modelit që kemi parë në Verona dhe Bologna, – do të funksionojë tregu i pakicës ose siç quhet ndryshe tregu fshatar, i cili do të jetë i hapur kryesisht në fundjavë. Çdo qytetar mund të vijë, parkon makinën dhe furnizohet për javën. Kurse, ata që kanë një restorant ose një biznes familjar, ka mundësinë t’i kryejë të dyja shërbimet, si shumicë, edhe pakicë,” sqaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se kjo është një zgjidhje për të gjithë luginën e Erzenit, duke filluar nga Krraba, Petrela, zona e Farkës dhe fshatrat përreth, me Ibën, Mulletin, Lundrën, duke vazhduar pastaj në drejtim të Baldushkut, Vaqarrit dhe Ndroqit.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca tha se ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, përpunuesve dhe tregtarëve me konsumatorin. “Është shumë e rëndësishme, sidomos në periudhën që po kalojmë me krizën e çmimeve, që fermerëve t’u ofrojmë të gjitha hapësirat ku ata t’i shesin produktet e tyre me çmime më të ulëta, që edhe konsumatori final t’i blejë me çmime më të ulëta. Njëkohësisht, është e rëndësishme të garantojmë sigurinë ushqimore për fermerët tanë. Jam shumë e lumtur që ky treg do të jetë një shembull dhe një pikë takimi e fermerëve, e përpunuesve, e agropërpunuesve, e tregtarëve, por edhe e të gjithë aktorëve që shesin inputet bujqësore, të atyre që këshillojnë se si duhen përdorur këto inpute bujqësore, në mënyrë që përmes këtij bashkëveprimi, të kemi mundësinë të kemi jo vetëm produkte më të lira dhe konkurruese, por më shumë prodhim, siç e kërkon koha e sotme, si edhe një garanci ushqimore për konsumatorët tanë,” tha Krifca.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, Noah Gal Gendler theksoi faktin e krizës ushqimore mbarëbotërore, duke thënë se tregje të tilla ndihmojnë për zgjidhjen e sfidave të tilla. “Tregjet janë një sfidë në të gjithë botën, pasi humbim një sasi të madhe ushqimi përgjatë zinxhirit. Ne duhet të zgjidhim sigurinë ushqimore, pasi është kritike gjatë këtyre ditëve, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën. Është një sfidë e madhe, kështu që kjo është një punë shumë e mirë,” deklaroi ambasadori Gendler.

Veprimtaria e tregut bujqësor do të fokusohet kryesisht në ndërlidhjen midis fermerëve, prodhuesve dhe blerësve fundorë; grumbullimin e produkteve të fermerëve individualë dhe sigurimin e mjeteve dhe metodave të përshtatshme për promovimin dhe shitjen e produkteve të tyre si një njësi e vetme, duke mundësuar kështu shitjen e produkteve në volume të mëdha; garantimin e çmimeve të drejta dhe të njëtrajtshme për produktet bujqësore të fermerëve; sigurimin e një oferte të qëndrueshme për produkte bujqësore vendase për blerësit e mëdhenj, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni:

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023