
Ambasadorja e Izraelit vizitoi Bashkësinë Hebreje “Bet Izrael Kosova”
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka vizituar Bashkësinë Hebreje `Bet Izrael Kosova`.

Ambasadorja e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, Tamar Ziv, ka vizituar Bashkësinë Hebreje `Bet Izrael Kosova`.
Ambasadorja e Izraelit është pritur nga Kryetari i Bashkësisë Hebreje ‘Bet Izrael Kosova’, Hysen Hyseni.
“Patëm nderin dhe kënaqësinë të mirëpresim. Ambasadoren e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës,Shkëlqesinë e Saj Ambasadoren znj. Tamar Ziv. Ambasadorja u njoftua për punën e Bashkësisë Hebreje- Bet Israel Kosova”, thuhet në njoftimin e Bashkësisë Hebreje ‘Bet Izrael Kosova’.