Bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Izrael, Krasniqi takim me Frej
Ministri Krasniqi gjatë kësaj vizite është pritur në takim nga ministri izraelit për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Elbert Krasniqi, me ftesën e ministrit për Bashkëpunim Regjional të Izraelit, Esawi Frej, po qëndron në vizitë zyrtare në Izrael.
Ministri Krasniqi gjatë kësaj vizite është pritur në takim nga ministri për Bashkëpunim Regjional, Esawi Frej.
“Ministri Krasniqi dhe ministri Frej diskutuan për bashkëpunim në mes të dy vendeve, raportet e shkëlqyera në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit si dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit ekonomik, lokal dhe qeverisjes lokale”, thuhet në njoftimin e MAPL.
Tutje në njoftim thuhet se ministri Krasniqi, e ka falënderuar ministrin Frej për ndihmën e Shtetit të Izraelit dhënë popullit të Kosovës duke shprehur mirënjohjen e thellë dhe gatishmërinë për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale.
Behet e ditur se në kuadër të kësaj vizite ministri Krasniqi ka vizituar edhe Qendrën Përkujtimore të Holokaustit.
Gjatë takimeve të pranishëm ishin edhe ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, dhe ajo e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.