Samiti kundër Terrorizmit, Nikolla në Izrael: Shqipëria është renditur në anën e duhur të historisë

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë merr pjesë në Samitin e 21-të Botëror kundër Terrorizmit organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael


Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, mori pjesë në Samitin e 21 Botëror organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit i Universitetit Reichman në Izrael.

Kryetarja Nikolla ishte folëse kryesore në sesionin e datës 13 shtator me temë “Terrorizmi në sytë e stuhisë”.

Në fjalën e saj në Samit, Nikolla nënvizoi se “Prej 24 shkurti këtij viti, kur ndodhi agresioni ushtarak i Rusisë kundër Ukrainës, aktet terroriste dhe lufta kërcënojnë njerëzimin në mënyrë të njëkohshme dhe paralele. Midis akteve terroriste dhe luftrave pushtuese mund të ndërtohen lehtësisht sinergji dhe krijimi i tyre shumëfishon rreziqet për vendet që janë target i këtyre sulmeve, por edhe për rajonet, kontinentet e më gjerë, madje gjithë planetin.

Terroristët dhe shtetet luftënxitëse shfrytëzojnë çdo arritje teknologjike për të goditur paqen, demokracinë, mirëqenien dhe sistemin demokratik. Më 7 shtator, Shqipëria vendosi ngrirjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin, për shkak të provave se ky vend kishte sponsorizuar sulmin kibernetik ndaj faqeve qeveritare të Republikës së Shqipërisë.

Në shumë rajone të botës arritja e aleancave ushtarake mbrojtëse nuk ndiqet gjithmonë nga partneriteti dhe aleancat politike. Para më shumë se tri dekada, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, hynë në në proceset e integrimit evro-atlantik dhe integrimit evropian, në NATO, dhe në Bashkimin Evropian. Sot, pas 32 vjetësh, duket qartë që NATO ka ecur më shpejt se BE në pranimin e vendeve që dikur i përkisnin një aleance ushtarake kundër saj.
Dilemat e politikave të zgjerimit të BE-së, krahasuar me qartësinë e zgjerimit të NATO-s, u kanë lenë vend penetrimit dhe ndikimit të influencave joperëndimore në Ballkanin Perëndimor, prej të cilave mund të përfitojnë si terroristët, ashtu edhe luftënxitësit. Shpejtësia dhe qartësia me të cilat NATO veproi në mbështetjen ndaj Ukrainës, dëshmoi jo vetëm forcën, por edhe kohezionin e organizatës.

Shqipëria u rreshtua në krahun e duhur të historisë, në krahun e ShBA, me bindjen se lufta kundër terrorrizmit, bazave e mbështetësve të tyre, është lufta për jetën. Djemtë e Shqipërisë u bashkuan në betejën e madhe anti-terror në Irak, Afganistan e gjetkë, përkrah koalicionit të madh botëror, për t’i larguar botës frikën dhe për t’i kthyer qetësinë, sigurinë dhe paqen.

Edhe pse një vend i vogel e me burime të kufizuara, Shqipëria ka dëshmuar se kontributi në luftën kundër terrorizmit e terroristëve nuk lidhet me madhësinë e vendit dhe fuqinë e ekonomisë, por me vizionin e qartë për lirinë, të drejtën dhe paqen. Po kaq i qartë ka qenë edhe qëndrimi ynë kundër pushtimit të Ukrainës. Si një vend anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, së bashku me Shtetet e Bashkuara, është penëmbajtëse në përcaktimin e qëndrimeve e të veprimeve në mbrojtje të Ukrainës.

Në tetor 2020 Kuvendi i Shqipërisë adoptoi Rezolutën “Për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit” dhe organizoi, në bashkëpunim me Lëvizjen Kundër Antisemitizmit dhe Agjencinë për Hebrenjtë të Izraelit, Forumin e parë ballkanik kundër antisemitizmit. Shqipëria e konsideron përgjegjësi para qytetërimit lidershipin e frontit të bashkuar të Ballkanit për luftën kundër antisemitizmit.

Lidershipi i Shqipërisë në këtë luftë buron sa nga historia dhe ekzistenca, aq edhe nga aspiratat tona drejt Bashkimit Europian; anëtarësia në NATO; aleanca kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Lufta kundër antisemitizmit nuk mbron vetëm një komb, por është pjesë e projektit të njerëzimit për një botë me mirëqenie, siguri, paqe e drejtësi.”

Gjate Samitit, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u prit nga Drejtori Ekzekutiv i Institutit Ndërkombëtar Kundër Terrorizmit, Prof. Boaz Ganor, me të cilin diskutuan mbi bashkërendimin e luftës kundër terrorizmit kibernetik.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023