Bashkëpunim i Universitetit Luarasi me izraeliten “Elta System LTD”, certifikohet gjenerata e parë e Akademisë së Sigurisë Kibernetike

Është kurorëzuar kursi i parë “Ethical Hacking” si pjesë e Akademisë së Sigurisë Kibernetike në universitetin “Luarasi” në bashkëpunim me “Elta System LTD” e cilësuar si një ndër kompanitë lider në Izrael në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe të mbrojtjes.


Është kurorëzuar kursi i parë “Ethical Hacking” si pjesë e Akademisë së Sigurisë Kibernetike në universitetin “Luarasi” në bashkëpunim me “Elta System LTD” e cilësuar si një ndër kompanitë lider në Izrael në fushën e Sigurisë Kibernetike dhe të mbrojtjes.

20 kursantët e parë kanë marrë këtë certifikatë të njohur ndërkombtarisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në Japoni.

“Ethical Hacking” është një kurs unikal për vendin tone i cili përgatiti prej gjashtë muajsh një gjeneratë të tërë specialistësh në kohën kur të dhënat digjitalë të vendit janë sulmuar disa herë agresivisht nga hakerat iranianë. I sapocertifikuari Jetmir Rajta thotë se vendi ka nevojë urgjente për mbrojtës kibernetikë, e për këtë ai ndihet gati të jetë një ushtar në këtë luftë.

Zëvendës rektorja e universitetit “Luarasi” Prof. Asoc. Dr. Anni Dasho, duke dhënë detaje në lidhje me ecurinë e Akademinë e sigurisë kibernetike këtë vit të ri akademik, shprehet se do të ofrojë paketa të larmishme për disa target grupe si gjimnazistë, studentë si dhe mundësi për të përgatitur profesionistë në fushën e sigurisë kibernetike për sektorin bankar, qeveri në korporatat e telefoninë mobile ne vend dhe me gjere. Shqipëria për herë të fundit u skanua lidhur me mbrojtjen ndaj krimit kibernetik në një raport të mbështetur nga Qendra Globale për Kapacitetet e Sigurisë Kibernetike dhe Banka Botërore ku në një pjesë të mirë të sektorëve të marrë në analizë zhvillimi mbetej ende në fazat fillestare./BW

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023