Nikolla pret Peleg, bashkëpunim i gjithanshëm midis Shqipërisë dhe Izraelit
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
“Me Ambasadoren e re të Izraelit, znj. Galit Peleg. Shqipëria dhe Izraeli kanë një marrëdhënie të veçantë që daton para më shumë se dymijë vjetësh.
Vitet e fundit bashkëpunimi është intensifikuar në shumë fusha: politike, ekonomike, kulturore, turizëm, mbrojtje etj.
Shqipëria do të vijojë misionin e saj si lider rajonal në luftën kundër antisemitizmit.
Shqipëria dhe Izraeli po bashkëpunojnë për mbrojtjen dhe përballimin e terrorizmit kibernetik.
Siç edhe diskutuam gjatë takimit të 14 shtatorit në Jeruzalem me Kryetarin e Knessetit, z. Mickey Levy, bashkëpunimi parlamentar do të nxisë bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve dhe dy popujve tanë. ?????”, shkruan kryeparlamentarja Nikolla në rrjetet sociale.
With new Israeli Ambassador @GalitPeleg. ??&?? have a special relationship that dates back 2000 years. ?? continues its mission as regional leader against anti-Semitism. Thanks ?? for helping ??to protect from cyber terrorism. Parliaments promote bilateral relations. ????? pic.twitter.com/nqK8nDWlsl
— Lindita Nikolla (@NikollaLindita) October 4, 2022
Edhe ambasadorja e Izraelit reagoi përmes një mesazhi në Twitter.
Takimi i shkëlqyer sot me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, pas vizitës së saj më të suksesshme në Izrael së fundmi. Diskutuam për bashkëpunimin mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Knesset të Izraelit”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.
Great meeting today with Speaker of the parliament of #Albania @NikollaLindita , after her most successful visit in #Israel recently. We discussed cooperation between the Albanian parliament and Israeli Knesset.
Of course, after the election.. ? pic.twitter.com/SHvtXB3csP— Galit Peleg (@GalitPeleg) October 4, 2022