Michael Strauss, strategu izraelit që e shndërroi “Strauss Group” në një mega-korporatë ndërkombëtare

Michael Strauss, një nga sipërmarrësit më vizionarë në Izrael, ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, më 17 tetor 2020.


Michael Strauss, i vlerësuar si një nga top-industralistët më vizionarë në Izrael dhe ish-pronari i “Strauss Group”, sot mbush dy vjet që është ndarë nga jeta. Ai ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare, më 17 tetor 2020.

Me 52 brende dhe një portofol prej katër kompanish “Strauss Group” , Michael Strauss ndërtoi një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në Izrael dhe një lider botëror në treguesit Shëndet & Mirëqënie (Health & Wellness) dhe Kënaqësi & Privilegj.

“Strauss Group” nisi 87 vjet më parë, kur prindërit e Michael Strauus, Richard dhe Hilde Strauss emigruan nga Gjermania në Izrael vitin 1932 dhe e nisën duke rritur zarzavate dhe pasur vetëm dy lopë.

I diplomuar si specialist produktesh bulmeti në Weizmann Institute dhe në Zvicër, si dhe për Administrim Biznesi në Universitetin e Harvardit në Shtetet e Bashkuara,  Michael i cili më parë kishte studiuar në Shkollën Detare në Haifa dhe shërbeu si instruktor në forcat detare izraelite i dha një dimension ndërkombëtar kompanisë së krijuar nga prindërit e tij.

Biznesmeni i shquar, Michael Strauss e shndërroi “Strauss Group” një konglomerat ndërkombëtar që operon në rreth 20 vende.

Michael Strauss lindi në Gjermani, më 1 maj 1934 dhe në vitin 1936, kur ai ishte vetëm dy vjeç emigroi në Izrael me familjen e tij. Nëna e tij, një emigrante e re në atë kohë, filloi një biznes për produktet e qumështit, i cili më vonë u bë konglomerati “Strauss”, i cili sot përfshin një gamë të madhe produktesh, rreth 52 marka, përfshirë Strauss Ice Cream, Strauss Dairies dhe Strauss Foods.

Pasi babai i tij vdiq në 1975, Michael u emërua CEO i Strauss Dairies dhe në 1991 ai u bë president dhe CEO i Strauss Group. Ai ishte pas marrëveshjes së arritur me konglomeratin Unilever, i cili bleu aksione në Strauss Ice Cream, si dhe partneritetin me Danone Group, i cili tregton produktet e tij në mbi 100 vende.

Në vitin 1979, Michael nis të prodhojë ëmbëlsirë më qumësht të ftohtë “Milky”, që shndërrohet në një histori suksesi. Në 1979, Straus blen  rivalin e tij të madh në akullore, Whitman Ice Cream.

Në vitin 1985, ndërron jetë Hilde Strauss, bashkëthemeluese e kompanisë, e njohur për pasionin e saj për ushqimet dhe kurajën për të provuar dhe provuar, derisa produkti ishte superior.

Në 1991, Strauss nis revolucionin në prodhimin e humusit, duke blerë fabrikën “Mi vami”. Produket “Achla” gjenden në tryezat e çdo izraeliti.

Në vitin 1996, familja Straus arrin një marrëveshje me familjen Federman. Familja Straus merr 15% të Elite. Në vitin 1997, nis edhe era Straus te kompania Elite. Michael merr kontrollin e Elite, duke u bërë kështu prodhuesi i dytë më i madh i ushqimeve në Izrael. Në 1997, Straus merr 50% të aksioneve të Yotvata Dairy, duke u bërë lider në tregun e qumështit në Izrael.

Në vitin 1997, PepsiCo Frito-Lay hyn në partnership me Elite, duke blerë 50% të Elite Foods, për 6.7 milionë dollarë.

Në vitin 1998, nis edhe ekspansioni në biznesin e kafesë. Elite hyn në Europën Lindore dhe Ballkan. Elite blen fabrikat në Bullgari, Kroaci dhe Turqi, duke rritur eksportet në Rusi.

Në vitin 2001, Michael ia kaloi stafetën vajzës së tij, Ofra Strauss, duke emëruar presidente në Strauss Group. aio mori pozicionin e kryetarit të Strauss Holdings dhe ishte anëtar i bordit të drejtorëve të grupit. Në vitin 2011, djali i tij, Adi Strauss, e zëvendësoi atë në bordin e drejtorëve.

Si vizionar, Michael e bëri Shtrausin një konglomerat ndërkombëtar që vepron në rreth 20 vende. Straus Group aktualisht ka rreth 6,500 punonjës në Izrael dhe rreth 150,000 të gjithë vendin.

STRAUSS GROUP

Me 52 brende dhe një portofol prej katër kompanish  (Strauss Coffee B.V., Strauss Israel, Strauss Water , PepsiCo-Strauss Fresh Dips & Spreads International), Strauss Group është një nga korporatat ndërkombëtare më të mëdha në Izrael dhe një lider botëror në treguesit Shëndet & Mirëqënie (Health & Wellness) dhe Kënaqësi & Privilegj dhe drejtohet nga Ofra Strauss, vajza e Michael Strauss.

Strauss menaxhon dhe zhvillon biznesin e tij, duke ofruar një gamë të gjerë të brandeve në Ushqim & Pije për të gjithë popullatën, e cila parketohet përmes kanaleve të ndryshme tregtare.

Aktiviteti i Strauss Group shtrihet në 12 kategori produktesh bazë, prodhimet e brumërave dhe drithërave, çokollatat dhe ëmbëlsirat, kafe, reçelrat, prodhimet e bulmetit, humus, pijet energjike, zarzavate dhe perimet e freskëta, mjaltë, makaronat, snekset e kripura dhe ujin.

Grupi ka 15 mijë punonjës në gjithë botën dhe është aktiv në më shumë se 20 vende.

Straus ka bashkëpunim me Danone, PepsiCo, Haier, Virgin, Jotvata, Yad Mordechai. Strauss Group është i listuar në Bursën e Tel Avivit, në të cilën përfshihen kompanitë më të mëdha publike të Izraelite, dhe ka një kreditim klasifikimi AA+.

Strauss Gruop është i pranishëm edhe në Shqipëri dhe Kosovë me markën “Doncafe” përmes kompanisë ‘Strauss Adriatic” që eksporton në: Shqipëri, Kosovë, Serbi, Bullgari, Moldavi, Mali i Zi, Bosnjë dhe Maqedoni. Qendra është në Serbi, që prej vitit 2003. Strauss Group ka ndërtuar një fabrike të re kafeje “Doncafe” në vitin 2007, ku mes të tjerash ka dhe një muzeum kafeje, si dhe zona speciale për aktivitete edukimi dhe sociale.

KOMPANITË

STRAUSS COFFEE B.V.

Strauss Coffee B.V. –  Është një nga dhjetë kompanitë më të mëdha të kafeve në botë. Strauss Coffe operon në 10 vende të ndryshme në botë, ka 16 marka dhe mbi 6,000 punonjës. Qendra operacionale është në Amsterdam, Holandë; qendra e kërkim & zhvillim në Tel Aviv, Izrael; dhe ajo kafes jeshile në Zug, Zvicër. Në Brazil operon kompania “Três Corações”, një ortakëri jonit-venture 50/50% midis Strauss Coffee and the São Miguel Group.

STRAUSS ISRAEL

Strauss Israel  – Strauss konsiderohet kompania më e madhe e ushqimeve dhe pijeve në Izrael. Markat e kompanisë në të gjitha kategoritë e saj kryesore kanë një pozicion udhëheqës në tregun ushqimor izraelit. Strauss Israel operon rreth 20 vende, të cilat përfshijnë stabilimentet prodhuese dhe qendrat logjistike të vendosura nga Safed në veri deri në Yotvata dhe Eilat në jug. Produktet e kompanisë janë shpërndarë nëpër rreth 13,000 pika të shitje. Në Izrael, Strauss punëson rreth 5.000 njerëz.

STRAUS WATER

Strauss Water  – Është është një kompani lider ndërkombëtare të ujit të pijshëm për përdorim në shtëpi dhe biznes. Në vitin 2009, Strauss Group bleu Tana Industries dhe themeloi Strauss Water, një shkrirje midis H2Q dhe Tana Industries. Në janar të vitit 2015, Strauss Ëater dhe Haier Group në Kinë krijuan ndërmarrjen e përbashkët, Haier Strauss Water në Kinë. Strauss Water u bashkua me Virgin Group të Richard Branson, për të themeluar në Britani “Virgin Pure improving life with Strauss Water”.

PepsiCo-Strauss Fresh Dips & Spreads

PepsiCo-Strauss Fresh Dips & Spreads – Partneriteti midis Strauss dhe PepsiCo në kategorinë e produkteve “Fresh Dips & Spreads” çoi në krijimin e dy kompanive në rritje: Sabra në Amerikën e Veriut dhe Obela, e cila po ndërmerr hapa të parë në Meksikë dhe Australi. Sabra ofron një shumëllojshmëri të gjerë të produkteve në kategorinë humus, së bashku me salcat autentike, të shëndetshme vegjetale, salca dhe qumështit.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023