Ministri Murati dhe Tamar Ziv biseduan për thellim të bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv


Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka pritur sot në takim njoftues ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar (Tammy) Ziv.

Gjatë takimit është biseduar për marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fusha me interes për të dyja palët, me fokus të veçantë në fushën e teknologjise informative, menaxhimit të ujërave dhe bujqësisë.

Tutje, Ministri ka potencuar se Republika e Kosovës ka kapacitet të thellojë bashkëpunimin me Izraelin, me ç’rast përmes Ambasadores ftoi bizneset izraelite që të investojnë në Kosovë.

Nga ana e saj ambasadorja Ziv e falenderoi ministrin Murtati për pritjen dhe shprehu gatishmërinë e saj për thellimin e bashkëpunimit, si dhe në ndarjen e praktikave më të mira në fushën e zhvillimit ekonomik./RTK

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Si një diplomat e bëri një shesh në Tiranë simbol paqeje!

"The Jerusalem Post": Ëndrra e diplomatit izraelit, një homazh i përheshëm për Shimon Peres në zemër të Shqipërisë

Shqipëri

Dita e Kujtesës, Hasani: Shqipëria, ndër shembujt më të guximshëm të atyre që strehuan hebrenjtë

6 milionë hebrenj u shfarosën për shkak të origjinës së tyre.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023