
Rama takon kryeparlamentarin izraelit, Mickey Levi
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset), Mickey Levi.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset), Mickey Levi.
Në fokus të takimeve mes Ramës dhe zyrtarit izraelit ishte siguria kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë dhe bashkëpunimi midis Izraelit dhe Shqipërisë.
E pranishme ishte dhe ministrja për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.
Të pranishëm ishin edhe ambasadorët respektivë, Bardhyl Canaj dhe Galit Peleg, si dhe Drejtori i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, Dan Oryan.
Kreu i qeverisë gjithashtu zhvilloi takime me homologun izraelit Yair Lapid dhe presidentin Isaac Herzog.