Shqipëria dhe Izraeli në arenën ndërkombëtare, ambasadorja Peleg takon deputeten Kodheli
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, takohet me nënkryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Mimi Kodheli
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, u takua me deputeten e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli, njëherësh edhe nënkryetaren e Asamblesës Parlamentare të NATO-s.
Fokusi i bisedimeve ishin rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, antisemitizmin dhe pozicionet e Shqipërisë dhe Izraelit në arenën ndërkombëtare
“Herën e fundit që u takuam ishte në Parlamentin izraelit, në Jerusalem. Sot jemi takuar në Kuvendin e Shqipërisë. Nder dhe kënaqësi të takohem sërish me Mimi Kodhelin, nënkryetaren e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve në Izrael, antisemitizmin dhe pozicionet e vendeve tona në arenën ndërkombëtare”, shkruan ambasadorja Galit Peleg në Twitter.
Herën e fundit që u takuam ishte në @knessetisrael #Jerusalem.Sot jemi takuar në @KuvendiSH.Nder& kënaqësi të takohem sërish me @MimiKodheli nënkryetaren e @natopapress. Diskutuam rezultatet e zgjedhjeve në ??, antisemitizmin & pozicionet e vendeve tona në arenën ndërkombëtare. https://t.co/FaggPxfQ7e
— Israel in Albania (@IsraelinAlbania) November 3, 2022
Edhe deputetja Mimi Kodheli reagoi në lidhje me takimin me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri.
“Megjithëse një takim kortezie me ambasadoren e re të Izraelit në vendin tonë znj. Peleg, çështjet e bashkëpunimit në fusha të rëndësisë së veçantë si ajo e sigurisë dhe sektorë strategjikë të ekonomisë midis vendeve tona, morën kohën e bashkëbisedimit miqësor”, shkruan Kodheli në Facebook.