Holokausti ndaj hebrenjve, Blerina Gjylameti viziton kampin e përqendrimit në Aushvic-Birkenau
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, Blerina Gjylameti: Një dëshmi e dhimbshme e historisë. Kurrë më!
Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti, njëherësh edhe kryetarja e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Izrael, vizitoi kampin e përqendrimit në Aushvic-Birkenau, Poloni, me ftesë të Shoqatës Evropiane të Hebrenjve!
Të pranishëm ishin edhe Kryeministri në detyrë të Malit të Zi ??, Dritan Abazovic si dhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Postimi i deputetes Gjylameti
Vizitë në kampin e përqendrimit në Aushvic-Birkenau, Poloni ?? – Me ftesën shoqatës Evropiane të Hebrenjve!
Së bashku me, Presidenten e Parlamentit Evropian ??, Roberta Metsola, Komisionerin për Zgjerimin e BE-së, Olivér Várhelyi, Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi ??, Dritan Abazovic, Kryetaren e Kuvendit të Çekisë ??, Sekretaren e Senatit të Francës ?? si edhe deputetë dhe zyrtarë të shteteve evropiane.
Në përkujtim të viktimave të krimeve mizore mbi popullin hebre! Një dëshmi e dhimbshme e historisë që sot duhet ta shohim si thirrje të fortë për të thënë: KURRË MË! ??