
Kosova dhe Izraeli thellojnë bashkëpunimin në shëndetësi
U. d. Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha takon t dr. Odeda Benin Goren dhe Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.

U. d. Ministrja e Shëndetësisë, dr. Dafina Gexha ka takuar dr. Odeda Benin Goren, eksperte e shërbimeve emergjente nga Izraeli dhe Ambasadoren e Izraelit në Kosovë, znj. Tamar Ziv.
Dr. Odeda Benin Goren do të qëndroj në Kosovë gjatë kësaj jave për të parë kështu mundësitë e bashkëpunimit dhe hapësirat e mbështetjes profesionale për agjencitë e menaxhimit të emergjenave dhe të institucioneve shëndetësore.
Në këtë drejtim, ajo do të vizitoj edhe qendrat e kujdesit parësor, e atë spitalor, të kujdesit akut dhe emergjent.
Kjo është vizita e parë e cila do të shërbejë për vlerësimin e nevojave të institucioneve publike që ofrojnë këto shërbime në kuadër të ShSKUK-së.