“Lulja e Vlorës” i Anna Kohen, një dashuri e përjetshme për Shqipërinë
Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael: Libri përcjell mesazhe mirënjohje për popullin Shqiptar dhe atë të Vlorës, që gjatë atyre viteve të vështira mundën të mbronin hebrejtë e ndodhur ose të ardhur në atë zonë.
Nga Petrit Zorba, Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael
Këto ditë ndodhet në Shqipëri Dr. Anna Kohen, një shqiptaro – greke – hebreje – amerikane, siç ajo dëshëron ta cilësojë vehten e saj, që ka ardhur për të promovuar librin e saj, të titulluar “Lulja e Vlorës”.
Libri u botua për herë të parënë shtator 2022 në gjuhën angleze në Holandë dhe tashmë në muajin nëntor 2022 ai vjen në gjuhën shqipe, i përkthyer me mjeshtëri nga Edvin Shvarc dhe i publikuar nga Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombetare, ku duhet veçuar mbështetja e Z. Ledion Krisafit.
Gjatë këtyre ditëve u organizuan më datë 11 dhe 12 nëntor 2022 dy takime në Tiranë ku morën pjesë miqtë dhe dashamirës të librit si dhe anëtarë të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, një takim në Prishtinë më datë 14 nëntor 2022 dhe në Vlorë mëdatë 15 nëntor 2022
Në se shumëkush e ka dëgjuar ose lexuar “Ditarin e Ana Frankut”, ky është një anë tjetër e medaljes dhe vështrimit të situates së LDB, është Ditari i Anna Kohen, i titulluar “Lulja e Vlorës”, i cili përcjell një respekt dhe mirënjohje për popullin Shqiptar dhe atë të Vlorës, që gjatë atyre viteve të vështira mundën të mbronin hebrejtë e ndodhur ose të ardhur në atë zonë.
Ky libër meriton të përkthehet dhe në gjuhë të tjera të popujve Europiane, pasi më shumë se kurrëme mesazhet që i përcjell, ai është i domosdoshem në ditët e sotme, me situatën aktuale dhe problemet që po kalon kontinenti ynë.
Ky libër është një falenderim dhe mirënjohje për popullin shqiptar, ashtu siç bëri pak vite më parë antropologia e njohur hebreo-angleze Scarlett Epstein, e cila erdhi në Shqipëri për të gjetur familjen Dovana në Durrës, që e kish ndihmuar në vitet e LDB dhe për ti shprehur mirënjohejen dhe falenderimin popullit shqiptar.
Për më tepër ky libër mund dhe duhet të jetë një burim informacioni më shumë për studiuesit dhe hulumetuesit e ndryshëm, historianët dhe kërkuesit në fushën shkencore për të plotësuar më te tej analizat e tyre mbi këtë kontribut të dhënë nga populli shqiptar gjatë atyre viteve të vështira.
Gjithashtu ky libër mund të jetë pjesë e kurrikulave për shkollat dhe universitetet kur trajtohet problemi i Holokausit dhe LDB.
Dr. Anna Kohen, prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka dhënë një kontribut të veçantë në integrimin e grave dhe vajzave shqiptare në shoqërinë amerikane e po ashtu nuk duhet harruar kontributi i saj në mbështetjen e popullit shqiptar të Kosovës për liri.
Lexuesi do të gjejë mjaft informacione interesante dhe të padëgjuara, të paraqitura për herë të parë nga autorja si për Shqipërinë e kohës para e pas luftës ashtu dhe për situata të tjera dramatike nëvende të tjera të kontinentit tonë gjatë LDB.