
“Shadow in Baghdad”, dokumentari i përkujtimit të dëbimit të Hebrenjve nga vendet arabe
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mbajti fjalën e rastit para fillimit të shfaqjes së filmit, i cili u ndoq nga shumë dashamirës.

Me rastin e datës së përkujtimit të dëbimit të Hebrenjve nga vendet Arabe, Ambasada e Izraelit në Tiranë në bashkëpunim me Akadaminë e Filmit dhe Multimedias Marubi, shfaqi dokumentarin “Shadow in Baghdad”.
Filmi përshkruan një gazetar të ri iraken, i cili nisi të shkruajë për Linda Abdul Aziz, e cila u arratis në Izrael në fillim të viteve ’70 dhe babai i së cilës, një avokat i njohur, ishte rrëmbyer në Bagdad.
Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mbajti fjalën e rastit para fillimit të shfaqjes së filmit, i cili u ndoq nga shumë dashamirës.