Peja binjakëzohet me Netanya, Muhaxheri: Bashkëpunim ekonomik dhe teknologjik
Peja do të jetë komuna e parë e Kosovës që do të binjakëzohet me një komunë nga Izraeli, me Netanya
Peja do të jetë komuna e parë në Republikën e Kosovës që do të binjakëzohet me një komunë nga Izraeli, pikërisht me Netanya. Lajmin e ka dhënë kryetari i komunës kosovare, Gazmend Muhaxheri.
Sipas tij, ky është një hap shumë i rëndësishëm, për të ngritur ura të reja të miqësisë, duke u dakorduar që të bashkëpunojmë për zhvillim ekonomik dhe tregti, shkëmbime dhe bashkëpunime në fushat e shkencës, biznesit, teknologjisë, kulturës, sportit, shëndetësisë dhe arsimit.
Postimi i Muhaxherit në Facebook
Peja, komuna e parë në Republikën e Kosovës që do të binjakëzohet me një komunë nga Izraeli.
Së bashku me Nënkryetarin e Komunës së Netanies nga Izraeli, z. Efraim Bulmash, shprehëm interesin dhe dëshirën e përbashkët për dy qytetet tona – Pejën dhe Netanien – për t’u binjakëzuar.
Ky është një hap shumë i rëndësishëm për qytetet tona, për të ngritur ura të reja të miqësisë, duke u dakorduar që të bashkëpunojmë për zhvillim ekonomik dhe tregti, shkëmbime dhe bashkëpunime në fushat e shkencës, biznesit, teknologjisë, kulturës, sportit, shëndetësisë dhe arsimit.
Një falenderim të veçantë për konsideratën, si dhe për mbështetjen nga Ambasada e Kosovës në Izrael, si dhe Ambasadorja e Kosovës në Izrael, znj. Ines Demiri, e cila po bën një punë të mrekullueshme sa i përket marrëdhënieve mes Izraelit dhe Kosovës.
Pres me padurim bashkëpunimet në të ardhmen me Netanien!