Manjati australian Frank Lowy i dhuron 18 milionë dollarë Universitetit të Tel Avivit

Ky donacion synon të përmirësojë lidhjen e rëndësishme midis shtetit të Izraelit dhe hebrenjve të Diasporës


Universiteti i Tel Avivit bëri të ditur se, manjati australian Frank Lowy, një nga themeluesit e operatorit të qendrës tregtare Westfield Corporation, dhuroi 18 milionë dollarë për Shkollën e tij Ndërkombëtare.

“Lidershipi dhe aktiviteti filantropik” i Lowy “ka gjeneruar ndryshime të rëndësishme në komunitetet në Izrael, Australi dhe në mbarë botën për dekada të tëra”, tha profesor Ariel Porat, president i universitetit.

Ky donacion i ri, tha ai, “do të rrisë më tej ndikimin e tij, do të forcojë lidhjet midis Izraelit dhe botës dhe do të zgjerojë shtrirjen e akademisë izraelite”.

Siç raportohet, institucioni arsimor do të riemërohet në Lowy International School dhe do t’i kushtohet kujtimit të Shirley Lowy, gruas së ndjerë të milionerit australian.

Zëdhënësit e universitetit izraelit theksuan se donacioni do të financojë ndërtimin e një ndërtese që do të shërbejë si selia e re e Shkollës Ndërkombëtare dhe gjithashtu do të lejojë “zgjerimin, pasurimin dhe diversifikimin e trupit studentor” dhe programeve të tij të studimit.

Universiteti tashmë ofron më shumë se njëzet programe akademike në anglisht, duke përfshirë një diplomë të përbashkët të arteve liberale me Universitetin e Kolumbisë, një diplomë të re ndërkombëtare të arteve liberale dhe menaxhimit, dhe një program MBA në internet, i pari i këtij lloji në Izrael.

Më shumë se 2,000 studentë nga më shumë se 100 vende vijnë çdo vit në Universitetin e Tel Avivit, i cili ka më shumë se 30,000 studentë ndërkombëtarë nga e gjithë bota.

“Me këtë donacion, shpresoj të përmirësoj lidhjen e rëndësishme midis shtetit të Izraelit dhe hebrenjve të Diasporës dhe të nxis përsosmërinë akademike duke sjellë studiuesit dhe studentët më të mirë nga e gjithë bota,” tha Lowy, i cili ka lindur në atë që tani është Sllovakia në 1930.

“Ky homazh për gruan time – përfundoi manjati australian – kombinon të gjitha gjërat që ishin më të rëndësishme për të: arsimin, shtetin e Izraelit dhe fuqizimin e brezave të rinj.”

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023