Distria Krasniqi, medalje të artë në xhudo në “Jerusalem Masters 2022” në Izrael

Xhudistja kosovare e përsëriti këtë sukses për herë të katërt


Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”. Xhudistja kosovare e përsëriti këtë sukses për herë të katërt.

Në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken, Chelsie Giles.
27-vjeçarja raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa pastaj mposhti spanjollen, Ana Perez Box. Në gjysmëfinale triumfoi kundër Reka Pupp të Hungarisë.

Kampionia olimpike fitoi edhe 1800 pikë olimpike “Paris 2024”.

“BRAVO DISTRIA! Distria Krasniqi, për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”. Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë. Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024”, shkruan Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në “Jerusalem 2022”, marrin pjesë 28 vende. Kosova merr pjesë me katër xhudiste femra.

Galit Peleg: Interesim në rritje nga kompanitë izraelite për investime në Shqipëri!

Ambasadorja e Izraelit: Mund t’ju siguroj që së shpejti do të dëgjoni hebraisht në rrugët e Tiranës

Izrael

Balluku: Nga 2 prilli, Shqipëria dhe Izraeli lidhen direkt përmes fluturimeve të ndërsjella

Fluturimi inaugurues më 2 prill, do të sjellë në Tiranë personalitete të nga sektori i turizmit dhe showbiz-it

Shqipëri

Balluku takim me Cohen, ftesë kompanive izraelite të investojnë në Shqipëri

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku takohet me ministrin e Energjisë dhe Infrastrukturës së Izraelit, Eli Cohen.

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023