Izraeli rrit shitjet e armëve ndërsa vazhdon lufta në Ukrainë

Analistët thonë se një nga arsyet pse armët izraelite pëlqehen më shumë është se ato provohen në kushte beteje


Nga Linda Gradstein, VOA

Industria izraelite e armëve po rritet me shpejtësi, kryesisht për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë dhe rritjes së kërcënimeve ushtarake iraniane në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Kompania izraelite e mbrojtjes “Rafael” nënshkroi kohët e fundit një marrëveshje me kompaninë amerikane “Lockheed Martin” për të zhvilluar, testuar dhe prodhuar një sistem të ri mbrojtjeje ajrore me rreze lazer, të njohur si “Rrezja e Hekurt”. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Linda Gradstein njofton nga Jeruzalemi.

Eksportet izraelite të armëve u rritën 30 për qind vitin e kaluar, duke arritur në 11.3 miliardë dollarë. Vitin e ardhshëm këto shifra pritet të rriten. Analistët izraelitë të sigurisë besojnë se kjo po ndodh për shkak të luftës në Ukrainë.

“Pushtimi rus i Ukrainës ishte dhe ende është, si një sinjal alarmi për NATO-n. Është lufta e parë në tokën evropiane, në të cilin NATO është pothuajse e përfshirë në luftë, ose afër një konflikti me Rusinë. Ky ndërgjegjësim ka bërë që NATO papritur të kuptojë se ka nevojë për të gjitha llojet e armëve, jo vetëm nga Shtetet e Bashkuara. Por, edhe për të rritur blerjet e tyre nga Izraeli”, vlerëson korrespondenti i gazetës “Haaretz” që merret me çështjet e inteligjencës, Yossi Melman.

Analistët thonë se një nga arsyet pse armët izraelite pëlqehën më shumë është se ato provohen në kushte beteje, ndryshe nga armët e eksportuesve të tjerë.

“Rusia, para luftës së Ukrainës, ishte eksportuesi më i madh ose eksportuesi i dytë më i madh i armëve në botë. Tregu i tyre po shembet sepse armatimi rus nuk funksionon mirë. Të gjithë po e shohin këtë në Ukrainë. Shumë vende shkojnë në Izrael për të blerë sisteme të reja, sepse janë të pakënaqur me sistemet ruse që kanë”, thotë Shlomo Shpiro, drejtori i “Institutit Europa” në Universitetin “Bar-Ilan” në Izrael.

Analistët gjithashtu thonë se teknologjia izraelite shihet si një mjet i rëndësishëm kundër kërcënimit në rritje të fuqisë ushtarake iraniane.

Nuk janë vetëm vendet evropiane ato që janë të shqetësuara nga Irani, por edhe vende si Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Maroku. Këto vende , para dy vjetësh, nënshkruan marrëveshje paqeje me Izraelin, të njohura si Marrëveshjet e Abrahamit.

“Irani, i cili ka qenë burim destabiliteti më parë vetëm në Lindjen e Mesme, tani po dërgon papritmas dronë në Rusi dhe po krijon një aleancë ushtarake me Rusinë për ta ndryshuar kursin e luftës kundër Ukrainës, ku Moska po shënon humbje. Pra, të gjithë këta faktorë po bashkohen dhe lufta po e ndihmon Izraelin në këtë kuptim, po ndihmon pozitën izraelite në botë dhe në Evropë. Për këtë arsye, Izraeli po rrit tregun e saj të armatimeve”, thotë gazetari dhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Yossi Melman.

Industria izraelite e armëve do të marrë një shtysë tjetër nga marrëveshja e fundit midis kompanisë izraelite “Rafael” dhe asaj amerikane “Lockheed Martin”, për të bashkëpunuar në sistemin e ri antiajror me lazer të njohur si “Iron Beam”, “Rrezja e Hekurt”./ VOA

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023