“Barbie”, kukulla më e dashur për fëmijët është krijuar nga hebreja Ruth Handler

Kur Ruth e krijoi kukullën në vitin 1959, ajo vendosi ta quante “Barbie”, një shkurtim i emrit të vajzës së saj, Barbara


Nuk ka fëmijë në botë që nuk ka luajtur me kukullat “Barbie”, por jo të gjithë ndoshta e dinë se krijuesi i kukullës më të marketuar në botë është një amerikano-hebreje: Ruth Marianna Handler (1916-2002).

Biznemenia, shpikësja dhe presidentja e Mattel Inc, Ruth Marianna Mosko, e lindur në Denver, Kolorado, është vajza e një familje emigrantësh hebrenj nga Polonia.

Së bashku me bashkëshortin e saj, Elltio Handler, ata krijuan një kompani të vogël që bënte fillimisht korniza pikturash plastike me plexiglas, ndërsa më pas nisën të prodhonin pjesë për kukulla, të cilat rezultuan më fitimpruresë së biznesi i kornizave. Kështu, që të dy vendosën t’u kushtoheshin vetëm prodhimit të kukullave.

 

BARBIE

Ruth Handler pretendon se ishte vajza e saj, Barbara, e cila u bë frymëzuesja për krijimin e kukullave “Barbie”, pasi i asaj i pëlqente të luante me kukulla që tregonin një moshë adoleshente. Ruth dëshironte të prodhonte kukula tre-dimensionale, me një trup prej të rriture dhe me një garderobë të pasur veshjes.

Kur familja Handler shkoi me pushim në Europë, Ruth Handler pa kukullën gjermane “Lili”, e cila shërbente si një dhuratë nga gazeta gjermane “Bild”, por që nuk ishte një kukull e vërtetë fëmijësh. Lili ishte modeli mbi të cilën u bazua Ruth për ta krijuar më pas në SHBA.

Kur Handler e krijoi kukullën, të modeluar nga dizajneri Xhek Rejn, ajo vendosi ta quante “Barbie”, një shkurtim i emrit të vajzës së saj, Barbara.

Kukulla e pare Barbie

 

Barbie debutoi në panairin e kukullave në Nju Jork, në 9 mars 1959, 60 vjet më parë, dhe ishte një sukses i vërtetë i menjëhershëm. Kompania “Mattel” investoi rëndë në reklamat televizive dhe suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Më pas, ata krijuan edhe një të dashur për Barbie, të quajtur Ken, sipas emrit të djalit të familjes Handler, dhe më pas disa “miq të familjes” në botën e Barbie.

Ruth Handler ndërroi jetë në vitin 2002 pas komplikimeve nga kanceri, në moshën 85 vjeç, ndërsa i shoqi, Elliot, nëntë vjet më pas, në moshën 94 vjeç.

Kompania “Mattel” ka shituar mbi një miliard kukulla “Barbie”, ndërsa nga 1987, Barbie u bë pjesë e filmave të animuar, videogame dhe muzikës.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023