Diplomacia dinamike e Shqipërisë në Izrael

Kulmi i 2022 ishte vizita e Kryeministrit Edi Rama në tetor. Aktivitete të ngjeshura të ambasadës


Viti 2022 konsolidoi edhe më tej marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Izraelit.

Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Izrael (23-24 tetor) ishte dhe momenti më domëthenës. Takimet e tij me Presidentin Isaac Herzog, Kryeministrin Yair Lapid, Kryetarin e Parlamentit Micky Levi, ministrin e Financave Avigdor Liberman dhe kreun e opozitës, Benjamin Netanyahu (kryeministri i ardhshëm) i dhanë një shtysë të rëndësishme raporteve dypalëshe.

*** ***

20 mars – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj ishte i prasnishëm së bashku me ambasadorët e tjerë dhe me kryetarin e bashkisë së Tel Avivit Ron Hulday në sheshin HaBima, në shenjë solidariteti, duke dëgjuar fjalimin e Presidentit Zelensky në Knesset për pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

30 mars – Drejtoresha Avital Leibovich  e  AJC/American Jewish Committee/Jerusalem, zhvilloi sot në formatin virtual, një prezantim mbi situatën e tensionuar në Izrael, si pasojë e sulmeve terroriste të ditëve të fundit. Në takim morën pjesë përvec Ambasadorëve të Ballkanit edhe Ambasadorja kroate dhe bullgare. Prezantimi u mbajt nga Drejtoresha e AJC/Jerusalem Avital Leibovich. Sulmet e ditëve të fundit, në Beersheva, Hadera dhe në rrethinat e Tel Avit, në total shkaktuan 11 viktima civilësh izraelitë dhe dhjetëra të plagosur, dhe janë dënuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e RSH  dhe nga faktori ndërkombëtar, SHBA, BE dhe më gjerë.

1 prill – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj, vizitoi Ekspozitën Vjetore të Artit EMIS 2022, ku pa nga afër punimet e tetë studentëve shqiptarë, vlerësoi punet e tyre artistike dhe iu uroi suksese gjatë studimeve në një nga shkollat ​​më të mira ndërkombëtare në Izrael. Shqipëria paraqitet me punime nga Enis Tyxhari, Keon Konica, Arbi Bejko, Frenk Kajtalli, Deiv Mico, Adea Begaj, Amanda Fida dhe Gent Jusufit nga Kosova.

3 maj – Në një ceremoni të organizuar në Jerusalem Shqipëria ishte pjesë e diskutimeve të ambasadorëve pjesëmarrës, për mirëpritjen dhe mbrojtjen e hebrenjve nga nazistët. Komiteti Amerikan-Hebre në Jerusalem organizoi ceremoninë përkujtimore të Holokaustit, Diplomacia dhe Holokausti. Në ceremoni morën pjesë  Anne Dorte Riggelson, Ambasadorja e Danimarkës;  Bardhyl Canaj, Ambasadori i Shqipërisë; Hellen Deller, Ambasadore e Ekuadorit.

5 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj dhe ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri, morën pjesë në pritjen e stafit diplomatik me rastin e 74-vjetorit të Pavarësisë së Izraelit të organizuar nga Presidenti Isak Herzog.

16 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj priti në një takim Dan Oryan, Drejtor i Zyrës për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Izraelit. Takimi u fokusua në projektet e përbashkëta Shqipëri-Izrael, agjendën ekonomike dhe politike, rëndësinë e rifillimit të vizitave të zyrtarëve të lartë nga të dy vendet, vazhdimin e marrëveshjeve dypalëshe në proces dhe gjendjen e tyre, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe intensifikimin e lidhjeve të biznesit.

23 maj – Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, Ilir Beqaj, zhvilloi një takim virtual me Galit Peleg, Ambasadoren dhe Drejtores se MASHAV në Ministrinë e Jashtme të Izraelit dhe Ambasadorin e Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj. Takimi u fokusua mbi modalitetet e Marrëveshjes së Mirëkuptimit (Mou) me MASHAV/ Agjensia për Zhvillim dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar.

24 maj – Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve shqiptarë Adea Beqaj dhe Deiv Mico në EMIS/Eastern Mediterranean International School.

31 maj – Ambasadori Bardhyl Canaj në ceremoninë e organizuar në rezidencën e Ambasadorit francez, Z. Eric Dannon u takua me drejtuesin e organizatën jo-qeveritare izraelite TOM – Tikkun Olam Makers, Z. Gidi Grinstein.

10 qershor – Ambasadori Bardhyl Canaj, me ftesë të kryetarit të Bashkisë Ramat Gan, Carmel Shama, vizitoi ekspozitën multimediale dixhitale që ndërthur veprat e Monet, Kandinsky, Cézanne, van Gogh, që përdor 100 projektorë lazer, syze VR dhe ekrane interaktive të vendosura në hapësirat dixhitale rreth muzeut.

28 qershor – Ambasadori i Shqiperise ne Izrael, Bardhyl Canaj, mori pjese në një takim mjaft produktiv mes Samir Mane, drejtuesit Balfin Group dhe Kryetarit të Qendrës Tregtare BIG, Eitan Bar Zeev. Bisedimet e tyre u fokusuan në forcimin e partneritetit në rritje ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit për të intensifikuar lidhjet e biznesit.

19 korrik – Ambasadori Bardhyl Canaj u takua me Nënkolonelen, Avital Leibovich, Drejtor i AJC Jerusalem dhe preku progresin e arritur në bashkëpunimin dypalësh. Gjatë takimit ai u njoh me përpjekjet e AJC-së për intensifikimin e bashkëpunimit shqiptaro-izraelit dhe parlamentar shqiptaro-amerikan.

20 korrik – Ambasadori Bardhyl Canaj së bashku edhe me ambasadoren e Kosovës, Ines Demir, zhvilloi njё takim shumё emocionues me mikun e vjetër të Shqipërisë Kosovës, z. Raphael Faust, konsull nderi i Shqipërisë në Izrael. Z. Faust, më 6 maj të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, kishte organizuar një koncert për të mbledhur donacione në mbështetje të fëmijëve të Kosovës, në sallën e kulturës në Tel-Aviv, me pjësemarrjen e Orkestrës Simfonike Izraelite Rishon LeZion dhe këngëtarët izraelitë të operas.

20 korrik – Ambasadori Canaj zhvilloi një takim me Muli Ravina, Zëvendës Kryetar (CAL) Cal Cargo Airlines dhe Kryetar i Komitetit Ekzekutiv (LACHS). U diskutua bashkëpunimin ekonomik dhe projektet e zhvillimit të biznesit në industrinë e aviacionit.

5 gusht – Ambasadori Canaj zhvilloi një takim me Kryetaren e Komunitetit shqiptaro-hebre Felicita Jakoel me të cilën ndau opinione dhe mendime për aktivitete dhe projekte të përbashkëta me qëllim intensifikimin e kontakteve. Gjithashtu, znj. Felicità Jakoel përcolli interesin e komunitetit për të rritur numrin e shërbimeve konsullore që ofrohen në përfaqësinë tonë, sidomos pajisjes me dokumenta biometrike. Ambasadori Canaj vlerësoi rolin e saj aktiv si përfaqësuese e interesave të komunitetit, si dhe ofroi gatishmërinë e tij për trajtimin e problematikave si dhe theksoi rëndësinë e komunitetit tonë në promovimin e vlerave historike që bashkojnë dy popujt tanë.

7 gusht – Ambasadori Canaj zhvilloii një takim me Robert Singer, CEO i  Center for Jewish Impact, pas vizitës së tij të suksesshme në Shqipëri. Ata diskutuan për Forumin e ardhshëm akademik mbi Antisemitizmin duke përfshirë Universitetin e Tiranës, Universitetin e Nju Jorkut së bashku me Universitetin Bar Ilan. Shqipëria është shembull i harmonisë/ paqes dhe bashkëjetesës fetare.

9 gusht  – Ambasadori Canaj u takua me Shai Bazak,  cili si Drejtor i Bordit Ndërkombëtar në ELNET, i fokusuar në nxitjen e lidhjeve izraelito-Evropë, duke përfshirë rajonin e Ballkanit, ka kontribut veçanërisht marrëdhëniet parlamentare me Shqipërinë. Zyra izraelite e ELNET shërben si një qendër qendrore në rrjet, duke lehtësuar delegacionet dhe dialogët në bashkëpunim me filialet evropiane të ELNET dhe miqtë e ELNET në SHBA.

9 gusht – Ambasadori Canaj takoi Gabriel Hayon, Kryetarint e Institutit Diplomatik. Ata u fokusuan në gjetjen e bazave të përbashkëta në rritjen e prezencës së biznesit dhe sipërmarrjes shqiptare në Izrael. Një delegacion i madh shqiptar i përbërë nga 50 pjesëmarrës, Dhoma e Tregtisë etj, pritet të marrë pjesë në Agro-Mashov, panairin më të madh në Izrael, në ekspozitën e tij të 31-të.

13 shtator – Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë vizitës në Izrael u takua me Ministrin e Shëndetësisë së Izraelit, Nitzan Horowitz, ku bashkëbisedua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë, me fokus rritjen e kapaciteteve të stafeve mjekësore, mbështetjen për përballimin e emergjencave dhe mbështetjen në fushën e digjitalizimit.

13 shtator – Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla është e ftuar të marrë pjesë në Samitin Botëror për Kundër Terrorizmin në ICT Herzlyia si kryetare kryesore me temë “Kontributi i Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit në kontekstin e luftës në Ukrainë!”

15 shtator – Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, Parlamentit të Izraelit, z. Mickey Levy. Në takim mori pjesë edhe Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj.

3 tetor – Përfaqësuesit e CEO të Adom Group Saar Katea dhe Yuval Gov u takuan me ambasadorin Bardhyl Canaj, ku shprehën interesin e tyre për industrinë e importit të ushqimeve si dhe për investimin në pasuri të paluajtshme në Shqipëri. Adom Group është një nga importuesit kryesorë izraelitë të ushqimit, me përvojë në importimin në Izrael, logjistikën, ruajtjen dhe shpërndarjen, si dhe ruajtjen e standardeve më të larta të çertifikatave veterinare dhe rregulloreve kosher.

23 tetor – Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në Izral u takua edhe ministrin e Financave, Avigdor Liberman.

23 tetor – Kryeministri Edi Rama takoi homologun e tij izraelit, Yair Lapid. Ata diskutuan çështje të sigurisë kibernetike, ekonomisë dhe turizmit.

24 tetor – Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kryetarin e Kuvendit të Izraelit (Knesset), Mickey Levi. Në fokus ishte siguria kibernetike pas agresionit iranian ndaj vendit tonë dhe bashkëpunimi midis Izraelit dhe Shqipërisë.

24 tetor – Kryeministri Edi Rama është pritur në pallatin presidencial nga presidenti Isaac Herzog gjatë vizitës së tij në Jeruzalem, teksa shoqërohej nga ministret Delina Ibrahimaj dhe Bora Muzhaqi. Herzog  tha se shumë shpejt presidenti izraelit do të vizitojë Shqipërinë.

24 tetor – Kryeministri Rama dhe lideri i opozitës së Izraelit Benjamin Netanyahu, vlerësuan bashkëpunimin gjithnjë të frytshëm mes qeverive në të kaluarën, si dhe vullnetin dhe angazhimin e përbashkët për të forcuar këtë bashkëpunim me drejtuesit aktualë të qeverisë.

24 tetor – Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi takim me kreun e Autoritetit Kibernetik të Izraelit, Gaby Portnoy.

1 nëntor – Ambasadori Canaj u takua me sipërmarrësin izraelit Sani Sanilovich, me të cilin diskutoi në lidhje me vizitën e tij në Shqipëri, për projekte dhe investime të përbashkëta shqiptaro-izraelite.

7 nëntor –  Ambasadori Canaj zhvilloi një takim përfaqësuesin e Nimrod_Yaron & Co, kompania izraelite dhe ndërkombëtare e taksave e specializuar në adresimin e çështjeve komplekse tatimore, duke synuar krijimin e një Dhomë Tregtare izraelito-shqiptare për shkak të rritjes së investimeve izraelite në Shqipëri.

14 nëntor – Ambasadori Canaj mori pjesë në hapjen zyrtare të Workshop-it ndërkombëtar të trajnimit SEEMET po zhvillohet në qendrën e trajnimit MATC në kibbutz Shefaym organizuar nga – Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit Bujqësor MASHAV. Agjencia e Izraelit për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim – Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, ku marin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria dhe Kosova.

17 nëntor – Ambasadori Canaj mori pjesë në hapjen e 8-të vjetore “Konferenca e Bashkëpunimit Rinor për Paqe dhe Qëndrueshmëri”, YOCOPAS në Shkollën Ndërkombëtare të Mesdheut Lindor, së bashku me studentë të EMIS, përfshirë studentët shqiptarë. duke sjellë së bashku studentë nga shkollat në Izrael, Autoritetin Palestinez dhe në mbarë botën.

26 nëntor – Ambasadori Canaj mori pjesë  në festën e Shoqatës se Komunitetit Shqiptaro-Hebre me rastin e festimit të 110-vjetorit të Pavarësisë.

4 dhjetor – Ambasadori Canaj vizitoi Parkun e Biznesit Caesarea- ku planifikimi i zgjuar takon një komunitet të avancuar biznesi. Një nga komplekset më të mëdha dhe më të avancuara të biznesit në Izrael duke diskutuar mundësitë për një Memorandum Mirëkuptimi me TechnoPark Tirana! Takimi i shkëlqyer me Michael Karsenti CEO i Caesarea TechnoPark!

6 dhjetor – Ambasadori Canaj takohet me kryetarin e Bashkisë Berat, Ervin Demo dhe kryetarin Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli me rastin e pjesëmarrjes së tyre në MUNIWORLD, një platformë globale për promovimin e inovacionit vendor, me fokus në idetë e sfidave dhe kërcënimeve kryesore me të cilat përballen Qytetet e zgjuara. Kryetarët e bashkive dhe zyrtarët e lartë nga qytetet kryesore botërore mblidhen për të zbuluar praktikat më të mira të provuara dhe për të shkëmbyer ekspertizë.

8 dhjetor – Ambasadori Canaj mori pjesë në Yad Vashem,  në Jerusalem ,në ceremoninë e Çmimeve për Ekselencën për Edukimin e Holokaustit. Një vend i veçantë iu kushtua rolit të familjeve shqiptare në shpëtimin e hebrenjve gjatë Holokaustit, të treguar në librin për fëmijë “Fotografia që na shpëtoi”, botuar në hebraisht. Ky libër i shkruar nga Maya Cohen tregon historinë mahnitëse të familjes Vejseli që shpëtoi familjen Mandili dhe do të shërbejë si pjesë e kurrikulës shkollore për fëmijët 8-12 vjeç në Izrael.

12 dhjetor – Ambasadori Canaj zhvilloi një takim me ministren e Brendshme të Izraelit, Aylet Shaked. Biseda u fokusua reth bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe u trajtua edhe problematika e ndalimit të qytetareve shqiptarë në hyrje të Aeroportit Ben Gurion.

13 dhjetor – Ambasadori Canaj zhvilloi një takim pune me Uri Sharir CEO i Communication Toëers dhe Muli Ravina CEO i Investment Committee, të intersuar për të sjellë modelin e tyrë në Shqipëri.

 

 

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023