Steven Cohen, hebreu me koleksion arti një miliard dollarë

Me 17.9 miliardë dollarë, sipas “Forbes” renditet si njeriu i 37-të më i pasur në SHBA dhe i 91-të në Botë,


Me 17.9 miliardë dollarë (1 janar 2023, sipas revistës “Forbes”) , amerikano-hebreu Steven A. Cohen, renditet si njeriu i 37-të më i pasur në SHBA dhe i 91-të në Botë, por ajo që e bën më të veçantë, babain e shtatë fëmijëve nga dy martesa,  është jo vetëm fakti që ai konsiderohet si menaxheri i tretë që fiton më shmë nga administrimi i fondeve “hedge”, por edhe se ka një koleksion arti që kushton të paktën një miliard dollarë, ku midis të tjera ka vepra të Pablo Pikasos.

Themelues i Point72 Asset Management, një zyrë familjare që administron 11 miliard dollarë, ai konsiderohet se ka krijuar me kompaninë e tij, SAC Capital, një prej fondeve hedge më të sukseseshëm në botë. Ai ka një rrogë prej 1.5 miliardë dollarësh në vit.

Cohen, sot 66 vjeç, u rrit në një familje hebreje në Great Neck, New York, ndërsa babai i tij ishte një prodhues veshjesh, nëna ishte një mësuese pianoje part-time.

I pasionuar pas pokerit kur ishte student, ku shpesh ai vinte në lojë paratë e tij, ai mësoi si të “merrte përsipër rreziqet’, siç thotë edhe ai vetë. I diplomuar në ekonomi, në Universitetin e Pensilvanisë, teksa vazhdonte shkollën hapi një llogari brokerazhi me vetëm 1 mijë dollarë.\

Pas diplomimit, Cohen shkoi në Wall Street si një tregtar i ri stoqesh në Gruntal & Co në vitin 1978, ku ai menaxhoi një portofol prej 75 milionë dollarësh dhe gjashtë tregtarë.

Në ditën e parë të punës te Gruntal & Co., ai bëri një fitim prej rreth 8000 mijë dollarësh, ndërkohë që më pas arrinte të bënte edhe 100 mijë dollarë fitime në ditë.

Në vitin 1992, Cohen nisi me kompaninë e tij, S.A.C. Capital Advisors, ku vendosi 20 milionë dollarë nga xhepi i tij. Në vitin 2009, firma menaxhonte 14 miliardë dollarë në “equity” (likuditete.)

Zyrat e kompanisë

Me një shtëpi 3300 m2 të ndërtuar në një sipërfaqe prej 57.000 m2, në Greenwich, Connecticut, Cohen, i cili zotëron 7% të motorit të kërkimit, Baidu (Google kinez), njihet si një filantropist i madh, sidomos në fushën e mjekësisë, boll të kujtojmë se ai ka dhënë 55 milionë dollarë spitaleve Long Island Jewish Medical and the North Shore University Hospital.

Shuma në total e donacioneve të tij kapin disa qindra miliona dollarë, ku donacioni i fundit, ai vitit 2016 ishte 275 milionë dollarë për qendrat e shëndetit mendor për veteranët dhe familjet e tyre në të gjithë Amerikën.

Steven Cohen e nisi pasionin e tij për koleksionimin e veprave të artit në vitin 2000 dhe deri tani një koleksion privat që i kalon 1 miliard dollarët, duke qenë një nga “Top 10” koleksionuesit më të mëdhenj privat të artit.

Ai ka blerë për 150 milionë dollarë veprën e Pikasos “Le Reve” nga moguli i kazinove, Steve Wynn në vitin 2012.

Ankandi

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023