
Jewish Telegraphic Agency: Ja si e njohu Shqipëria shtetin e Izraelit
Më 19 prill 1949, Shqipëria u bë shteti 52-të që njohu statusin diplomatik të shtetit hebre

Agjencia Telegrafike Hebraike (Jewish Telegraphic Agency), në një shkrim të saj, më 19 prill 1949, bën të ditur edhe njohjen nga ana e Shqipërisë të Shtetit të Izraelit.
“Londër, 18 prill – Qeveria Shqiptare ka njohur shtetin e Izraelit, njoftoi mbrëmë radioja shqiptare në kryeqytetin e Tiranës. Vendi i Adriatikut është shteti 52-të që njeh statusin diplomatik të shtetit hebre”, thuhet në tekstin e publikuar nga JTA.
Burimi: Jewish Telegraphic Agency – JTA