Eksperti i Google: Ja pse Izraeli është special për ne!
“Business Insider”: Facebook, Google dhe Microsoft përdorin Izraelin për Kërkimin dhe Zhvillimin e tyre (R & D).
Portali i famshëm amerikan i lajmeve ekonomike, “Business Insider”, u kërkoi drejtuesve të Facebook, Google dhe Microsoft të shpjegonin pse ata përdorin Izraelin për Kërkimin dhe Zhvillimin e tyre (R & D).
Një nga drejtuesit e Google, Don Dodge, tha: “Puna ime në Google është të udhëtojë në të gjithë botën dhe të flasë me zhvilluesit dhe themeluesit e startupeve, si dhe me investitorët.
Kam udhëtuar në të gjithë botën: në Kinë, Japoni, Australi, në të gjithë Evropën, në vendet nordike, kudo. Nuk ka asnjë vend tjetër në tokë që mendon në të njëjtën mënyrë si Izraeli. Izraeli është me të vërtetë Startup Nation. Është krijues. Është special”, citohet Don Dogge nga portali francez Actualite-israel.com.
Don Dodge është një zhvillues i Google dhe këshilltar i Google Ventures. Përpara se bashkohej me Google, ai punonte te Microsoft.
Don është gjithashtu një veteran në pesë startupe, përfshirë Forte Software, AltaVista, Napster, Bowstreet, dhe Groove Networks.
Don është gjithashtu një “investitor ëngjëll” në 35 kompani të ndryshme.