Jewish Telegraphic Agency: 100 hebrenj në Shqipëri mund të bien në duart e Gestapos
“Jewish Daily Bulletin” shkruan, më 21 prill 1939, për rrezikun që iu kanosej 100 refugjatëve hebrenj në Durrës
Agjencia Hebraike e Lajmeve (“Jewish Telegraphic Agency”), përmes buletinit të saj ditor, “Jewish Daily Bulletin”, 21 prill 1939, bën të ditur mbi gjendjen që u kanosej 100 refugjatëve hebrenj në Durrës dhe rrezikun e dorëzimit nga ana e policisë italiane te Gestapo, edhe pse askush edhe një i vetëm nuk ka bërë deklarata anti-semite, përfshirë edhe midis anëtarëve të qeverisë së re shqiptare kukull të ngritur nga Italia. Shumica e këtyre refugjatëve ishin lejuar të zbrisnin në Durrës dhe të qëndronin në pritje të ri emigrimit të tyre me urdhër të veçantë të mbretit Zog, i cili tregoi interes dhe simpati për gjendjen e tyre të vështirë.
SHKRIMI I PLOTË
100 REFUGJATË NË SHQIPËRI NË RREZIK PËR T’U KTHYER TË GESTAPO
LONDËR, 20 prill (JTA) – Megjithëse askush edhe një i vetëm nuk ka bërë deklarata anti-semite, përfshirë edhe midis anëtarëve të qeverisë së re shqiptare kukull të ngritur nga Italia, pozita e bashkësisë së vogël hebraike në Shqipëri nuk është për t’u patur zili, tha sot për “Jewish Telegraphic Agency” një përfaqësues i shquar i ish regjimit. Ligjet anti-hebraike italiane pa dyshim do të futen në Shqipëri, tha ai, duke ndikuar në disa familje tregtare hebrenj, të cilët janë të mbijetuar nga refugjatët austriakë dhe gjermanë.
Rreth 100 refugjatë hebrenj që jetonin në Durrës u përballën me rrezikun e dorëzimit nga ana e policisë italiane te Gestapo, pasi që të parët janë të shqetësuar për të përmbushur një kërkesë që të gjithë të dyshuarit politikë të kthehen në Gjermani. Shumica e këtyre refugjatëve ishin lejuar të zbrisnin në Durrës dhe të qëndronin në pritje të ri emigrimit të tyre me urdhër të veçantë të mbretit Zog, i cili tregoi interes dhe simpati për gjendjen e tyre të vështirë.