Fahri Xharra: Shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut krenari kombëtare
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nuk i kanë duart e njollosura, si të tjerët që i çuan hebrenjtë në kampet naziste
Nga Fahri Xharra
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, duhet te kenë krenari kombëtare që nuk i kanë duart e njollosura si të tjerët me grumbullimin e hebrenjve në tokat e tyre, për t’i dërguar ata në kampet naziste të shfarosjes – në rastin tonë Treblinka – Poloni.
Pak histori të kohës së errët nazifashiste, ku sllavët serb, bullgar dhe maqedonas u bënë shkas i dërgimit të 8000 hebrenjve ne kampin e vdekjes në Poloni. Një krenari shqiptare që nuk harrohet kurrë nga hebrenjtë dhe nga Izraeli.
Komuniteti hebraik në Maqedoni ishte shumë u hershëm, e që daton nga shekulli i 3-të dhe 4-tërt. Në atë kohë hebrenjtë u përqendruan në Shkup, Stobi, Manastir, Strumicë dhe gjetiu në Maqedoni
Por fatkeqësisht, komuniteti në zë nga 8 000 banorë u zhduken në kohën e Holokaustit. Në Marsin e vitit 1943, policia dhe ushtria bullgare e filloi një sulm grumbullimi të hebrenjve duke i dërguar të gjithë hebrenjtë në Treblinka, kampin e shfarosjes, ku 7155 nga ata u mbytën.
Shpëtuan dhe mbijetuan disa dhjetëra të rinj, që pak para nisjes mundën të ikin në drejtim të Shqipërisë apo vendeve të tjera.
Bashkëpunëtorët sllav të nazizmit ishin të vetmit që kishin përgatitur fotoalbumet me fotot e hebrenjve që më vonë u dërguan në Poloni.
Pas fotos të çdo personi, ishin shënimet e sakta, si lidhjet familjare, me çka merreshin, adresat e banimit dhe më shumë. Foton dhe informatat personale të hebrenjve ishin në serbisht dhe maqedonisht.
Fotot pas gjetjes u ruajtën në “the Eventov Collection”.
Sot ato ruhen në arkivin qendror të historisë së popullit hebre (CAHJP).
Pas emrave familjar ishin këta emra personal Elbuchar, Aroesti, Ashkenazi, Bachar, Versano, Chazan, Cohen, Moreno, Kalderon, Kimchi, Russo, etj.
Sa mirë që ne shqiptarët jemi faqebardhë në këtë aspekt. Populli ynë duhet të jetë krenar me shpirtbardhësinë e tij sipas Librarisë Kombëtare të Izraelit (National Library of Israel).