
Ambasadorja Ines Demiri në takimin e Ministrisë së Jashtme të Izraelit
Ambasadorja e Kosovës, Ines Demiri merr pjesë në takimin informues të Komitetit Drejtues të Negevit

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, së bashku me pjesëtarë të tjerë të trupit diplomatik mori pjesë në një takim informues për takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Negevit të mbajtur më 9 janar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Postimi i Demirit
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Me ftesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, në ambientet e MPJ në Jerusalem, së bashku me pjesëtarë të tjerë të korit diplomatik mora pjesë në një takim informues për takimin e fundit të Komitetit Drejtues të Negevit të mbajtur më 9 janar në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Lindje të Mesme, Shkëlqesia e Tij Ambasadori Oded Joseph, dhe Këshilltari Ligjor në MPJ të Izraelit, Dr. Tal Becker, prezantuan para të pranishmëve për zhvillimet më të reja nga takimi i Komitetit Drejtues të Negevit.