Eli Cohen takon Edi Ramën: Faleminderit Shqipërisë për mbështjen e Izraelit në OKB
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u takua me ministrin e Jashtëm të Izraelit, Eli Cohen, gjatë punimeve të Forumit Ekonomik Botëror që po zhvillohet në Davos të Zvicrës.
Ministri i Jashtëm izraelit e falënderoi kryeministrin shqiptar për mbështetjen e Shqipërisë në OKB.
“Takimi i rëndësishëm në Davos: Eli Cohen takoi Edi Ramën dhe e falënderoi për mbështetjen e Shqipërisë në OKB. E përgëzoi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin. Për Antisemitizmin, Cohen tha se lufta e vendosur e Ramës kundër tij është vijë e drejtpërdrejtë nga historia kur shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë”, shkruan ambasadorja Peleg në Twitter.
Takimi i rëndësishëm #Davos: @elicoh1 takoi @ediramaal, e falënderoi për mbështetjen e?? në OKB.E përgëzoi për ndërprerjen e marrëdhënieve me Iranin. #Antisemitizmin,Cohen tha se lufta e vendosur e Ramës kundër tij është vijë e dpd nga historia kur shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë https://t.co/Wywg4P8dWK
— Israel in Albania (@IsraelinAlbania) January 19, 2023