Inovacioni izraelit, transformon ujin e kripur në të pijshëm përmes energjisë diellore

Kompania Tethys Desalination ka zhvilluar një pajisje inovative që transformon ujin e kripur ose të ndotur në ujë të pijshëm


Kompania izraelite Tethys Desalination ka zhvilluar një pajisje inovative që transformon ujin e kripur ose të ndotur në ujë të pijshëm duke përdorur energjinë e diellit.

Pajisja, e cila mund të instalohet lehtësisht, mund të prodhojë deri në 50 litra ujë të pijshëm çdo ditë dhe të plotësojë nevojat e një familjeje. Për shembull, një grup i njësive të instaluara së bashku mund të sigurojnë ujë një fshati të tërë.

Teknologjia Tethys prodhon ujë të pastër dhe të pijshëm nga çdo burim uji: uji i detit, uji industrial dhe madje edhe uji i kontaminuar, duke ulur koston e prodhimit të ujit të pijshëm me 50%.

Sistemi, i cili nuk ka nevojë për një sistem elektrik për të operuar, do të ndihmojë miliona njerëz në mbarë botën që të kenë ujë të pastër, si dhe të mbështesë nevojat e bujqësisë dhe industrisë, duke reduktuar ndikimin në mjedis.

Themeluesit e kompanisë me bazë në Tel Aviv janë Moshe Tshuva, kreu i departamentit të energjisë në Afeka – Tel-Aviv, Kolegji i Inxhinierisë, i përkushtuar që nga vitet 80 në kërkimin dhe zhvillimin e projekteve të energjisë diellore dhe të gjelbër, dhe Joshua Altman, me 30 vjet përvojë në zhvillimin, menaxhimin dhe mbështetjen e projekteve në fushën e trajtimit të ujit, energjisë diellore, teknologjive infra të kuqe dhe pajisjeve elektronike dhe biomjekësore.

“Të gjitha proceset – shpjegon Joshua Altman – përdorin shumë energji dhe janë shumë agresive ndaj mjedisit. Ne kemi imagjinuar një teknikë të shkripëzimit ekonomik, të thjeshtë dhe energjitikisht efikas. Sistemi bazohet në ciklin e ujit me avullim dhe grumbullimin e ujit përmes shiut”.

Kompania izraelite ka zhvilluar atë që e ajo e quan një “kuti meteorologjike” që imiton dhe i shumëzon proceset atmosferike natyrore të avullimit dhe kondensimit në mënyrë që të ketë ujë të pastër dhe të filtruar nga një shumëllojshmëri e burimeve të tilla si deti apo ujërat nëntokësore.

Impianti i Tethys përbëhet nga një strukturë, e ngjashme me një kuti. Dielli avullon ujin e pisët brenda kuti, duke lënë mbeturina në pjesën e poshtme. Ajo kthehet në avull dhe përfundimisht derdhet poshtë, duke prodhuar ujë të pastër, ashtu si kur bie shi në mënyrë natyrale. Uji i pastër mblidhet më pas në kontejnerë. Ky proces, i cili imiton funksionimin e reve, përsëritet katër herë për të maksimizuar sasinë e ujit të pijshëm të prodhuar.

Shkripëzimi i Tethys është një risi teknologjike që lejon ndërtimin e shpejtë dhe vendosjen e me kosto të ulët, sisteme modulare, jashtë rrjetit (fjalë për fjalë “jashtë rrjetit” në kuptimin që ajo nuk konsumojnë burimet natyrore dhe nuk ndotin) dhe shumë efektive mundësuar ekskluzivisht nga energjia diellore.

Tethys do t’ua bëjë të mundshme ujin e pijshëm miliona njerëzve që jetojnë në komunitete, të cilët thjesht nuk kanë mundësi të ndërtojnë termocentrale për të furnizuar impiantet e shkripëzimit të ujit.

Tethys ka fituar vendin e tretë në kategorinë Business Venture, në WeWork Creator Awards, kompeticioni që mbështet projekte inovative dhe që u mbajt, më 20 qershor në Jerusalem.

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023