Anila Bega Cohen: Sistemi i edukimit parashkollor në Izrael është i duhuri për Shqipërinë

Në Shqipëri, programi “GAN” aplikohet me sukses në kopshtin “SHALOM Center Albania”.


Nga Anila Bega Cohen, Themeluese dhe CEO e SHALOM CENTER ALBANIA

Arsimimi në Izrael fillon në një moshë shumë të vogël në mënyrë që të sigurojë përkrah zhvillimit fizik edhe atë socialo-emocional dhe atë gjuhësor.

33% e popullsisë se Izraelit përbehet nga fëmije nen moshën 17 vjeç. Shumica e fëmijëve te moshave 2,3 dhe 4 vjec  ndjekin kuadrin parashkollor ne programet e financuara nga qeveria lokale.

Përveç kopshteve te bashkive, operojnë edhe programe te qendrave te kujdesit ditor nga organizatat e grave,si dhe kopshte private. Te gjitha këto programe quhen “GAN”.

Në rrethin blu është Anila Bega gjatë trajnimit në “The Golda Meir Mount Carmel International Training Center”, Haifa, Izrael

SI ËSHTË ORGANIZUAR NË IZRAEL PROGRAMI “GAN”

Kombinimi i organizimeve bashki,shoqëri civile dhe partneritet privat kane krijuar themele solide dhe te harmonishme për një edukim dhe mirërritje te fëmijëve te vegjël.

Qasja edukative e metodologjisë GAN inkurajon fëmijët te rriten te sigurte duke u mbeshtetur ne pikat individuale me te forta dhe duke zhvilluar pikepamjet personale te secilit.

Cikli parashkollor per femijet 5-vjecar është i detyrueshëm. Ne tërësi kurikula e modelit GAN synon te pajise femijet me aftesite themelore duke perfshire konceptet gjuhesore  numerike,nxit aftesite krijuese dhe njohese si dhe promovon aftesite sociale.

Kurikula eshte e ndertuar mbi 7 fusha aktiviteti

  • Programi GAN eshte mjaft I pasur ne aktivitete qe ndihmojne ne perceptimin e vetvetes dhe te botes, hap pas hapi, nga gjerat e vogla tek konceptet e medha, nga eksperiencat e rutines se perditshme deri tek pergjithesimet klasike. Ai eshte hartuar per te ndertuar vetbesim ,per te stimuluar kureshtjen  dhe entuziazmin natyral te femijeve.
  • Programi “GAN” i jep nje rendesi te vecante mesimit permes lojes. Sipas filozofise GAN loja perfaqeson lirine . Asgje nuk eshte me serioze se loja sepse ne loje femija ndjehet prezent dhe i rendesishem, e keshtu ai zbulon pikat e tij te ekuilibrit.
Anila Bega Cohen, Themeluese dhe CEO e SHALOM CENTER ALBANIA me disa nga fëmijët e Kopshtit “Shalom Albania”

Edukimi  multikulturor eshte nje nga pikat me te forta te ketij programi,e cila koordinon pozitivisht diversitetin etno kulturor  shume prezent ne popullsine e Israelit.

Kurikula e te gjithe programve parashkollore GAN udhehiqet dhe mbikqyret nga Ministria e Arsimit te Izraelit. Ne zonat e pafavorizuara edukimi I femijeve mbeshtetet plotesisht nga Ministria.Prinderit jane partnere me institucionet , ne konceptin afatshkurter dhe ate afatgjate,duke e bere perfshirjen e komunitetit pjese aktive dhe te qendrueshme te edukimit ne vitet e para te jetes

Ajo qe e con programin “GAN” ne majat e suksesit te arsimit parashkollor eshte ndertimi , vendosja dhe analizimi I tri pyetjeve te thjeshta.

SI PO ZBATOHET PROGRAMI “GAN” TE SHALOM CENTER ALBANIA

Ne Shqiperi program GAN aplikohet me shume sukses prej disa vitesh ne kopshtin SHALOM Center Albania. Kopshti “Shalom Albania” është i vetmi institucion parashkollor qe punon sipas modelit izraelit “GAN” ne Ballkanin Perëndimor,duke materializuar ne edukim historinë e miqësisë se dy popujve tane miq ne kohe te vështira. Se shpejti do te shtrihet edhe ne Kosovë.

Ne epokën qe jetojmë,ku violenca është mjaft prezente institucioni i kopshtit duhet te përfaqësoje mundësinë e nje Bote pa ane te këqija, te një shoqërie pa konflikte,duke vene ne qendër edukimin e gjithanshëm,kuptimin e komunitetit dhe vlerën e solidaritetit.

TRI PYETJET THELBËSORE TË EDUKIMIT PARASHKOLLOR

  1. Cfare deshirojne femijet nga kopshti?
  2. Cfare deshirojne prinderit nga kopshti ?
  3. Cfare deshiron shoqeria nga kopshti?

Ne kete  forme  programi izraelit i jep mundesine cdo femije, familje dhe grupi shoqeror te gjeje menyrat personale te rritjes, se bashku me te tjeret por jo domosdoshmerisht  si te tjeret. Te jete pjesemarres me te gjithe qenien ku  trupi dhe psikika, mendimi dhe ndjenja , ndjenjat dhe njohurite, bota e brendeshme dhe bota e jashtme te nderveprojne ne vazhdimesi,pa filtra. Te ndjehen te lire te thone ate qe bejne dhe te bejne ate qe thone.



Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023