Arkitekti Papastefani: Koha për një Kopsht të Miqësisë me Izraelin në Shqipëri
Simboli i përdorur në Kopshtin e Izraelit është “Pema e Jetës”. Mund të ndërtohet në Tiranë, Elbasan ose Berat.
Nga Arkitekt Andi Papastefani
Shqiptarët dhe hebrenjtë, dy ndër popujt e lashte të Mesdheut, kanë kaluar nepër shumë përpjekje dhe vështirësi gjatë historisë së tyre.
Të dy vendet kane komunikuar me njeri-tjetrin në mënyra të ndryshme. Shumë udhëtare, njerëz të ditur, tregtare kane vizituar vendet e njeri-tjetrit, kanë bere tregti me njeri-tjetrin dhe biznes (si në rastin e Himarës me prodhimin e qitros).
Gjatë Luftës së Dytë Boterore, shqiptarët e treguan veten në lartesinë e duhur, duke i strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë që u gjendën dhe erdhën nga vendet e tjera në Shqipëri.
Simboli i përdorur në Kopshtin e Izraelit është “Pema e Jetës”.
Ky simbol, kjo ADN, është konceptuar të realizohet me anën e pemëve të përbashkëta që rriten në dy vendet, si: ullinjtë, shegët, agrumet, fiqtë, qitrot, etj. Do të përdoren edhe pemë që rriten në Izrael, si: Ficus Sycomorus, Quercus Suber L. dhe Jacaranda.
Në këtë kopsht do të ketë ambiente të përshtatshme për meditim e relaks. Do të vendosen stola në vendet më interesante të parkut.
Materialet e përdorura do të jenë natyrale.
Ky kopsht do të zhvillohet në rreth 2000 metër katrorë. Mund të ndërtohet në Tiranë, Elbasan ose Berat duke u përshtatur gjeologjisë së vendit ku do të zgjidhet për t’u instaluar.