Akademia e Shkencave dhe Israeli House of Albania, konferencë shkencore për Shqiptarët dhe Hebrenjtë
25 janar 2023 – Konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”
Në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës (International Holocaust Remembrance Day (Shoah), më 25 janar 2023, ora 10.00, në sallën “Aleks Buda”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë dhe Israeli House of Albania do të organizojnë: Konferencë shkencore ndërkombëtare me temë “Shqiptarët dhe hebrenjtë në Luftën e Dytë Botërore”.
I. Përshëndetje dhe fjalë rasti:
► Akad. Skënder Gjinushi, Kryetar i Akademisë së Shkencave (anëtare e Lëvizjes Kundër Antisemitizmit / Combat Anti-Semitism Movement dhe pjesëtare e International Holocaust Remembrance Alliance – IHRA);
► Sh. E. Galit Peleg, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Shqipëri.
II. Kumtime:
Seanca e parë: 10.00-11.30
Drejtojnë seancën: Pëllumb Xhufi, Felicita Jakoel
1. Pëllumb Xhufi, Hebrenjtë në Àrbërin e shekujve të Mesjetës;
2. Felicita Jakoel, Dëshmi të dorës së parë për hebrenjtë në Shqipëri;
3. Arben Cici, Shqipëri – Izrael: aspekte diplomatike dhe sfida;
4. Artan Puto, Politikat e administratës shtetërore shqiptare ndaj hebrenjve në gjysmën e dytë të viteve 1930;
5. Shaul Yanai, Holocaust research in the world – a view from Israel;
6. Monika Stafa, Ardhja e hebrenjve në Shqipëri ndërmjet dy luftërave.
Seanca e dytë: 12.00-13.30
Drejtojnë seancën: Marenglen Kasmi, Ido Zelkovitz
1. Pranvera Dibra, Roli i legatave diplomatike shqiptare për lehtësimin e ardhjes së hebrenjve në Shqipëri në vitet 1930;
2. Àt Gazmend Tinaj, Izraeli sot me sytë e një pelegrini shqiptar;
3. Ido Zelkovitz, Hajj Amin Al-Husayini in the service of Nazi Germany: bringing the Palestinian-Israeli conflict to the Balkan;
4. Marenglen Kasmi, Qendrimi i shqiptarëve në Kosovë ndaj hebrenjve;
5. Aleksandr Russakov, Gjuhët e hebrenjve të Evropës nga pikëpamja e teorisë së kontakteve gjuhësore;
6. Andi Pinari, Ilira Sulo, Riatdhesimi i hebrenjve në mbarim të luftës së ftohtë;
7. Shaban Sinani, Hebrenjtë dhe shqiptarët në rrjedhë të kohërave përmes dëshmish antropologjike;
8. Alban Reli, Perspektiva për studimin e Holokaustit në Shqipëri.
Përkujdesës i veprimtarisë: prof. dr. Shaban Sinani
Koordinator: dr. Arben Skënderi