Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael, aktivitet për Ditën e Holokaustit
Gjimnazi “Sami Frashëri” dhe Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael organizuan një aktivitet në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit
Gjimnazi “Sami Frashëri” në Tiranë dhe Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Izrael organizuan një aktivitet mjaft kuptimplotë në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, 27 janar, ku e vlerësua edhe mikëpritja dhe kodi i besës së shqiptarëve, të cilët gjatë periudhës së errët gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku deri në përfundim të luftës mbrojtën e strehuan deri në 3750 hebrenj.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik britanik në Shqipëri, Kryetari i Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael, Prof.Dr Petrit Zorba, pedagogu e përkthyesi i hebraishtes Z. Alban Rreli, djali i përkthyesit Robert Shvarc Z. Edvin Shvarc, përfaqësues nga familja e Refik Veselit, Kryerabini i Shqipërisë Yoel Kaplan, nxënës dhe mësues.
Postimi i Gjimnazit “Sami Frashër” në Facebook
I paharruar kujtimi i viktimave të Holokaustit?!
Në Ditën Ndërkombëtare të #Holokaustit kujtojmē për të mos harruar!
Në Rezolutën 60/7 të vitit 2005, Ansamblea e Kombeve të Bashkuara, thekson jo vetëm rëndësinë e kësaj dite simbol, në përkujtim të viktimave të Holokaustit, por edhe ndalimin e çdo genocidi dhe të çdo shkeljeje të të drejtave të njeriut!
E nē këtë aspekt, si mësues, kemi detyrën që këtë mesazh t’ua përcjellim brezave, në mënyrë që ata të edukohen si promotorë dhe mbrojtës të të drejtave të njeriut në të ardhmen dhe të luftojnë gjithmonë kundër çdo genocidi e diskriminimi njerëzor!
Por në këtë ditë, ne ndihemi edhe krenarë, që gjatë Luftës së II Botërore, ishim në anën e drejtë të historisë.
Deri në përfundim të luftës, shqiptarët, mbrojtën e strehuan deri në 3750 hebrenj, e për këtë, Shqipëria ka vendin e nderit në historinë e Luftës së Dytë Botërore ??❤️??.
Mikëpritja dhe kodi i besës së shqiptarëve, ishin vlerat që dominuan edhe mbi varfërinë e asaj kohe, e mbi kërcënimin e jetës së çdo shqiptari që strehoi hebrenj të ardhur prej përndjekjes e genocidit ekstrem nazist!
Nē këtë frymë u realizua në shkollën tonë, edhe aktiviteti i sotëm në bashkëpunim me Shoqatën e miqësisë Shqipëri-Izrael.
Të pranishëm ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik britanik në Shqipëri, Kryetari i Shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael Z. Petrit Zorba, pedagogu e përkthyesi i hebraishtes Z. Alban Rreli, djali i përkthyesit Robert Shvarc Z. Edvin Shvarc, përfaqësues nga familja e Refik Veselit, Kryerabini i Shqipërisë Yoel Kaplan, nxënës dhe mësues.
Aktiviteti i përgatitur nën kujdesin e Drejtorisë së shkollës dhe të zysh Elmirës, përfshiu disa prezantime, rrëfime, interpretime dhe ekspozitë punimesh të nxënësve tanë!
Falenderim nga zemra për punën cilësore të nxënësve tanë dhe të zysh Elmirës! Faleminderit Z.Petrit Zorba, që ndërkohë është edhe ish samist ? i suksesshëm, për bashkëpunimin cilësor e të frutshëm.
Bravo dhe faleminderit secilit ?!