
Historia e Parrëfyer e Hebrenjve të Mitrovicës
Morën përfaqësues nga Yad Vashem, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, komunitetit kosovar në Izrael

Ambasada e Republikës së Kosovës në Jerusalem, në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit organizoi një takim me temë të veçantë: “Historia e Parrëfyer e Hebrenjve të Mitrovicës”, në prani të të mbijetuarve të Holokaustit dhe familjarëve të tyre nga Mitrovica.
Postimi i Ambasadores Demiri
Ndiq "Izraeli Sot" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Dje, në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem, shënuam Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit me temë të veçantë “Historia e Parrëfyer e Hebrenjve të Mitrovicës”, në prani të të mbijetuarve të Holokaustit dhe familjarëve të tyre nga Mitrovica, përfaqësues të organizata të ndryshme hebraike, përfaqësues nga Yad Vashem, zyrtarë të lartë të Ministrisë së Jashtme të Izraelit, komunitetit kosovar në Izrael dhe shumë të ftuar të tjerë të shquar.