Bashkëpunimet e frytshme Shqipëri-Izrael, Spiropali pret ambasadoren Peleg
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, pret ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, priti në një takim ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.
Sipas njoftimit të publikuar në Facebook nga Spiropali, Ambasadorja Peleg shprehu mirënjohjen e saj dhe të Izraelit për mbajtjen e seancës së posaçme plenare në Kuvend në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe vlerësoi rolin e veçantë të Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Postimi i ministres Spiropali
Takim me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Sh.S.Znj. Galit Peleg.
Ambasadorja Peleg shprehu mirënjohjen e saj dhe të Izraelit për mbajtjen e seancës së posaçme plenare në ?Kuvend në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit dhe vlerësoi rolin e veçantë të Shqipërisë, gjatë Luftës së Dytë Botërore, si strehë për mijëra hebrenj, dhe sot në pararojë të luftës kundër antisemitizmit.
?Marrëdhëniet shumë të mira midis dy vendeve tona, bashkëpunimet e frytshme që kemi realizuar, si dhe mundësitë e përforcimit të bashkëpunimit parlamentar e në fusha të tjera me interes të përbashkët, ishin gjithashtu në fokus të takimit.?
????| Takim me Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Sh.S.Znj. Galit Peleg.
Ambasadorja Peleg shprehu mirënjohjen e saj…
Posted by Elisa Spiropali on Tuesday, January 31, 2023
Edhe ambasadorja e Izraelit reagoi në Twitter, rretha takimit.
“E lumtur që takova dje ministren Elisa Spiropoali. Diskutuam për marrëdhëniet e ngushta mes Izraelit dhe Shqipërisë, të shkuarën dhe të tashmen, dhe nevojën për të forcuar marrëdhëniet e Parlamentit të Shqipërisë dhe Knesset (Parlamentin). E ftova Znj. Ministre të vizitojë Izraelin”, shkruan ambasadorja Peleg.
E lumtur që takova dje ministren @elisaspiropali. Diskutuam për marrëdhëniet e ngushta mes #Izraelit dhe #Shqipërisë, të shkuarën dhe të tashmen, dhe nevojën për të forcuar marrëdhëniet e parlamentit të Shqipërisë dhe @KnessetENG. E ftova Znj.Ministre të vizitojë Izraelin. https://t.co/WMi7jMQd2a
— Israel in Albania (@IsraelinAlbania) February 1, 2023