Kosova nderon viktimat hebreje të Holokaustit

Në Prishtinë, u organizua ceremonia e parë zyrtare e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.


Në Prishtinë, nën organizimin e Shkëlqesisë së Saj znj. Tamar Ziv, Ambasadore e Shtetit të Izraelit në Republikën e Kosovës, u organizua ceremonia e parë zyrtare e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Kjo ngjarje u zhvillua në javën kur Izraeli dhe Kosova festuan dyvjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Mes të pranishmëve ishin zyrtarë të lartë shtetërorë, deputetë, ambasadorë dhe pjesëtarë të tjerë të korit diplomatik, anëtarë të partive politike, nënkryetari i Federatës së Dhomave të Tregtisë së Izraelit të Izraelit, z. Roy Roznek, etj.

Në hollin të stërmbushur, me fjalë rasti të pranishmëve iu drejtuan SH.S. Ambasadorja Tamar Ziv, Shkëlqesia e Tij z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, z. Matthias Konrad, Zëvendësambasador i Republikës Federale Gjermane në Republikën e Kosovës, dhe z. Lekë Rezniqi, trashëgimtar i z. Asllan Rezniqi, i cili kishte shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit dhe është njohur nga Qendra e Përkujtimit të Holokaustit “Yad Vashem” si “Fisnik mes Kombeve”.

Artistët kosovarë të njohur ndërkombëtarisht, Prof. Valton Beqiri, ish-ministër i Kulturës i Republikës së Kosovës, njëherësh kompozitor, pianist, aranzhues e dirigjent, dhe sopranoja znj. Besa Llugiqi i interpretuan dy këngë që identifikohen me Holokaustin:

– Këngën “Eli, Eli” (“Zoti im”), të bazuar në poemën e titulluar “LeKeisarya” (Çezarea), të shkruar nga ish-luftëtarja e rezistencës hebreje hungareze e Luftës së Dytë Botërore, Hannah Szenes, të cilën kompozitori izraelit David Zehavi e shndërroi në këngë më 1945. Szenes e shkroi poemën ndërsa banonte në një kibucin Sdot Yam në Qarkun e Haifës të Shtetit të Izraelit i cili ndodhet në një distancë të shkurtë përgjatë bregut të Mesdheut nga qyteti i lashtë port i Çezaresë;

– Këngën “Ha’ayara Bo’eret” (“Qyteti i vogël po digjet”), teksti i së cilës buron nga poema e vitit 1936 “Es brennt” nga Mordechai Bertig, një poet dhe kompozitor polak me ndikim i periudhës së mesluftës, i vrarë nga nazistët më 1942.

Aktorja e talentuar znj. Fitore Jashari interpretoi një monolog të bazuar në romanin e Annelies Marie “Anne” Frank, një vajzë hebreje e lindur në Gjermani, e cila mbanjte një ditar në të cilin dokumentonte jetën e fshehur nën persekutimin nazist.

Gjithashtu, u shfaq dokumentari “Ata më dhanë jetë” (“They Gave Me Life”) me protagoniste znj. Rena Quint, e mbijetuar e Holokaustit.
Në fund, u ndizen gjashtë qirinj, një nga një, në kujtim të gjashtë milionë viktimave të Holokaustit, nga ana e SH.S. Ambasadores znj. Ziv, SH.S. Kryeministrit z. Kurti, Zëvendësambasadorit z. Konrad, Kryetarit të Bashkësisë Hebraike të Kosovës, z. Votim Demiri, si dhe z. Lekë Rezniqi dhe Dr. Zana Mustafa-Bukoshi, trashëgimtare e z. Faik Sharri dhe znj. Sabrije Sharri, të cilët kishin shpëtuar hebrenj gjatë Holokaustit dhe janë njohur nga Yad Vashem si “Fisnikë mes Kombeve”.

I bekuar qoftë kujtimi i viktimave të Holokaustit!

POSTIMI I PLOTË

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023