Tërmeti në Turqi, ekipe shpëtim-kërkimi nga Izraeli, Shqipëria dhe Kosova
Ekipi izraelit me 450 veta është i dyti më i madh i shpëtimit. Shqipëria ka dërguar 63, ndërsa Kosova 30.
Ekipi izraelit i shpëtimit në Turqi me 450 burra dhe gra, është ekipi i dytë më i madh ndërkombëtar i shpëtimit në terren, pas atij të Azerbajxhanit, me 725 anëtarë.
Shqipëria ka dërguar 63, ndërsa Kosova 30 anëtarë.
Sot në mëngjes i mbijetuari i 18-të, një djalë 10-vjeçar, u shpëtua nga ekipi izraelit.