Deputeti Biton: “Chabad of Albania” dhe Kryerabini Yoel Kaplan po bëjnë një punë të shkëlqyer në Shqipëri
Ish-ministri izraelit i Strategjike, Michael Biton, video-mesazh pas vizitës në Shqipëri, më 25-27 janar
Ish-ministri izraelit i Çështjeve Strategjike, deputeti i Knesset, Michael Biton, i cili vizitoi Shqipërinë në kuadër të 31-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shtetit të Izraelit, organizuar nga “Israeli House of Albania”.
Biton, në një video-mesazh të tij nga Izraeli vlerësoi me nota maksimale punën që po bën Kryerabini Yoel Kaplan në Shqipëri, me hapjen e Sinagogës “Drita e Isakut” (Or Yitzchak).
“Rabini Yoel Kaplan, unë jam krenar për ju, për ndryshimet pozitive që po sjell në Ballkan dhe në Selanik në lidhje me komunitetet hebraike përmes Chabad, veçanërisht në ngritjen e Chabad në Shqipëri.
Vizita në Shqipëri ishte shumë e bukur për mua, për të parë një vend që ka marrëdhënie të shkëlqyera me Izraelin, por edhe me komunitetin hebre që ndjek rrugën e Atit Abraham, dhe që ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin.
Një vend që ka mbrojtur hebrenjtë përmes Besës. Ne nuk do ta harrojmë kurrë Besën e Shqiptarëe, unë personalisht dhe qeveria e Izraelit.
Ne patëm mundësinë të festonim Shabbatin në Sinagogën e Tiranës, të luteshim në Shqipëri, në një vend që të krijon shumë emocione. Unë jam shumë krenar për ju, i dashur Yoel, pasi ju po e bëni gjithçka me shumë dashuri”, thotë në video-mesazhin e tij, Biton, i cili ka shërbyer edhe si ministër për çështjet civile brenda Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka qenë për tetë vite Kryebashkiak i Yeruham (2010-2018).