Samiti Europian për Energjitë e Rinovueshme në Shqipëri, ambasadori Canaj pret CEO-n e ELNET, Emmanuel Navon

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti Drejtorin e Përgjithshëm të ELNET, Emmanuel Navon.


Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, priti në një vizitë kortezie Drejtorin e Përgjithshëm të ELNET, Emmanuel Navon; Pascaline Wagemans dhe Sani Sanilevic.

ELNET planifikon të mbajë një Samit Europian për Energjitë e Rinovueshme dhe Efiçencën e Energjisë në Shqipëri.

Sistemi energjetik europian po përballet me një krizë të paprecedentë, si efekt edhe i Luftës së paprovokuar në Ukrainë. Vendet e Bashkimit Europian varen nga Rusia për burimet fosile.

Samiti Europian për Energjinë e Efektive dhe të Rinovueshme do të mbahet në Tiranë. Shqipëria kryeson Presidencës e Zyrës së Energjisë të Komunitetit.

Shqipëria vlerësohet si një vend lider në rajonin e Ballkanit në përdorimin e energjisë së rinovueshme.

Lista e të ftuarve përfshin ministrat të Energjisë të vendeve të Bashkimit Europian, Shqipërisë, Izraelit, Turqisë, Emiratave të Bashkuara Arabe, Marokut si dhe ministrat e Energjisë nga Ballkani.

Në Samir do të marrin pjesë disa nga kompanitë më të mëdha izraelite në energjinë diellore, të erës, të teknologjisë ujore, agroteknologji, etj.

Postimi i Ambasadës Shqiptare në Izrael

Drejtori i Përgjithshëm i ELNET, Emmanuel Navon, Pascaline Wagemans dhe Sani Sanilevich, u takuan në ambientet e Ambasadës Shqiptare në Izrael me Ambasadorin Canaj, në një vizitë kortezie me rastin e emërimit të z. Navon si Drejtor Ekzekutiv i ELNET Israel.

Dr. Navon është një studiues i njohur, praktikues i punëve të jashtme dhe ekspert i marrëdhënieve Evropë-Izrael. ELNET planifikon të mbajë një Samit Evropian për Energjitë e Rinovueshme dhe Efiçencën e Energjisë në Shqipëri.

CEO of #ELNET Emmanuel Navon, Pascaline Wagemans and Sani Sanilevich at the premises of the Albanian Embassy in Israel…

Posted by Ambasada Izrael on Tuesday, February 21, 2023

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023