“Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen prezantohet në Izrael
Ambasadat e Kosovës dhe Shqipërisë organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre në Shqipërinë komuniste”
Ambasada e Republikës së Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Izrael organizojne promovimin e librit te Dr. Anna Kohen, “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre në Shqipërinë komuniste” i cili është vlerësuar gjerësisht në Izrael, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara.
NJOFTIMI
Të hënën më 12 qershor ora at 18:30
KEREN HAYESOD 11 JERUSALEM
RSVP TO: [email protected]
Bashkohuni me Ambasadën e Republikës së Kosovës dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Izrael për këtë ngjarje të veçantë,
duke pritur Dr. Anna Kohen, një hebreje romaniote me rrënjë nga Janina,
e cila do të ndajë historinë magjepsëse se si familja e saj u shpëtua nga nazistët prej myslimanëve shqiptarë.
Libri i saj i ri “Lulja e Vlorës: Duke u rritur hebre në Shqipërinë komuniste” është vlerësuar gjerësisht në Izrael, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara.
Dr. Anna Kohen ka lindur dhe është rritur në qytetin e Vlorës.
Në Tiranë ajo nisi studimet në Universitetin e Tiranës për stomatologji,
të cilat i përfundoi në Athinë pasi që familja e saj prej shtatë anëtarësh në vitin 1966 u vendos fillimisht në Greqi e pastaj në SHBA.
Në vitin 1991, me ndihmën e disa organizatave hebraike, duke përfshirë edhe Kongregacionin e Motrave Murgesha të Janinës, ajo solli 37 shqiptarë, të afërm të saj në Shtetet e Bashkuara.
Po atë vit ajo u ftua në Shqipëri për të festuar themelimin e shoqatës Shqiptaro-Izraelite dhe u emërua Anëtare Nderi.
Në vitin 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë i akordoi asaj medaljen për Merita të Veçanta Civile për kontributin e saj të çmuar në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare kosovare.
Dr. Kohen i ka shërbyer komunitetit shqiptar për mbi 30 vjet si Presidente e Organizatës Shqiptare Amerikane të Grave.
Burimi: VOAL.CH