Promovohet në Jerusalem “Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen

Libri u promovua me angazhimin e ambasadave të Kosovës dhe Shqipërisë në Shtetin e Izraelit


Në Jerusalem, nën organizimin e ambasadave të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë në Shtetin e Izraelit, u promovua libri biografik “Lulja e Vlorës” i Dr. Anna Kohen, një hebreje Romaniote me rrënjë nga Janina.

Dr. Kohen rrëfeu historinë magjepsëse se si shqiptarët myslimanë e kishin shpëtuar familjen e saj nga nazistët dhe jetën në Shqipërinë komuniste. Libri i saj është vlerësuar lart në Izrael, Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Shtetet e Bashkuara.

Dr. Anna Kohen u lind në Vlorë, Shqipëri. Më 1966, bashkë me shtatë anëtarët e familjes së saj, shkoj në Greqi, ku kreu shkollën për stomatologji. Më 1991, me ndihmën e disa organizatave hebraike, përfshirë “Motrat Murgesha të Janinës” (“Sisterhood of Janina”), ajo solli 37 të afërm të saj shqiptarë në Shtetet e Bashkuara.


Po atë vit, ajo u ftua në Shqipëri për të festuar themelimin e shoqatës së miqësisë Shqiptaro-Izraelite dhe u emërua Anëtare Nderi.

Më 2004, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi Dr. Kohen me medaljen për Merita të Veçanta Civile për kontributin e saj të çmuar në ndihmë të shqiptarëve gjatë krizës humanitare të Kosovës. Dr. Kohen i ka shërbyer komunitetit shqiptar për mbi 30 vjet si Presidente e Organizatës Shqiptaro-Amerikane të Grave.

Lexo më shumë

Ambasada izraelite, investime për fëmijët shqiptarë në Tiranë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj: Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli

Izrael

Herzog: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Osmani: Kosova dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit natën e kaluar.

OPED

Populli ynë ka qenë dhe do të mbetet krah popullit hebre

Sot shënohet Dita e Përkujtimit të Holokaustit, ditë që përbashkon gjithë botën në kujtim të viktimave

Bota

U rrëzua helikopteri, vdesin Presidenti i Irani dhe ministri i Jashtëm

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm Hossein Amirabdollahian ishin në mesin e nëntë personave që humbën jetën

Spyzone

Izraeli, rekord eksportesh prodhime ushtarake në 2023

Kompanitë izraelite të mbrojtjes nënshkruan porosi të reja eksporti me vlerë rekord 13.073 miliardë USD në vitin 2023