
Ambasadori Canaj takon drejtoren e AJC Jerusalem, Avital Leibovich
Riafirmohet angazhimit për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Izraelit

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, zhvilloi një takim me Avital Leibovich, drejtore ekzekutive e American Jewish Committee (AJC), dega Jeruzalem.
Sipas njoftimit të ambasadës shqiptare, ata diskutuan tema të ndryshme që nga bashkëpunimi me AJC Jerusalem, deri te rifirmimi i angazhimit të tyre për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
POSTIMI I AMBASADES
Ambasadori Canaj pati një takim të shkëlqyer Avital Leibovich, një mikE të dashur të shqiptarëve. Ata diskutuan tema të ndryshme që nga bashkëpunimi me AJC Jerusalem, deri te rifirmimi i angazhimit të tyre për promovimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona.
Ambassador Canaj had a great meeting with @AvitalLeibovich a dear friend of Albanians. They discussed various topics…
Posted by Ambasada Izrael on Thursday, August 3, 2023