Ministria e Jashtme e Izraelit nderon me certifikatë mirënjohje ambasadorin Bardhyl Canaj
Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit shtroi një drekë lamtumire në përfundim të mandatit të tij në Izrael.
Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit shtroi një drekë lamtumire, për nder të ambasadorit të Shqipërisë, Dr. Bardhyl Canaj, në përfundim të mandatit të tij 8-vjeçar në Izrael.
Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së, Ronen Levi, ambasadorit BardhylCanaj iu dha një çertifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në afrimit të dy vendeve , Izraelit dhe Shqipërisë.
Të pranishëm ishin edhe Simona Halperin, Zv/Drejtore e Përgjithshme e MPJ për Euro-Azinë dhe Ballkanin; Robert Singer, Kryetari i Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre); Ines Demiri, E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së Kosovës në Izrael; Felicita Jakoel, kryetarja e Shoqatës së Miqësisë Izrael-Shqipëri, etj.
POSTIMI I AMBASADËS SHQIPTARE NË IZRAEL
Një drekë lamtumire organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit, për nder të ambasadorit Bardhyl Canaj, në përfundim të mandatit të tij 8çvjeçar në Izrael! Në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të MPJ-së, Ronen Levi, ambasadorit Canaj iu dha një çertifikatë mirënjohjeje për kontributin e tij në afrimin e vendeve tona!
A farewell lancheon organized by the Ministry of Foreign Affairs of Israel in honor of Ambassador Bardhyl Canaj who has…
Posted by Ambasada Izrael on Monday, August 14, 2023