
Si u mor vendimi për hapjen e Ambasadës Izraelite në Shqipëri në 2012!
David Cohen është ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri, nga 2012-2015.

Nga David Cohen,
ambasadori i parë rezident i Izraelit në Shqipëri
Pasi mbarova detyrën time si Ambasador i Izraelit në Kili në 2009, u emërova si Ambasador jorezident në tre vende: Bosnjë Hercegovinë, Maqedoni dhe Shqipëri.
Zyra ime kryesore ishte në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Jeruzalem.
Çdo muaj udhëtoja në një vend për një javë, për të rritur bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Në 2011, Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Avigdor Liberman, vizitoi Shqipërinë dhe ai u prit shumë ngrohtësisht nga Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha. Në një ditë Berisha u takua me Liberman, katër herë në ngjarje të ndryshme. Kryeministri Berisha i përsëriti shumë herë gjatë vizitës Libermanit, se Shqipëria është shumë miqësore me Izraelin.

Pas disa muajsh Berisha kishte planifikuar të vizitonte Izraelin.
Disa ditë para vizitës së tij, i thashë ministrit Liberman se, ne duhet të kthejmë vizitën e ngrohtë që bëmë në Tiranë. “Atë që sugjeroni ambasador Cohen”, më pyeti dhe unë iu përgjigja se, dëshira e parë diplomatike e Shqipërisë ishte që, sa më shumë vende ta njohin Kosovën si vend të pavarur.

Ministri nuk u përgjigj dhe unë menjëherë kuptova se, kjo çështje në atë moment ishte e ndërlikuar, duke marrë parasysh vështirësitë izraelite me Autoritetin Palestinez.
Pas një minute i thashë Libermanit se, gjëja e dytë që do t’i japë mysafirit tonë me shumë kënaqësi do të jetë nëse Izraeli do të vendosë të krijojë Ambasadën Izraelite në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë.
Edhe një herë Ministri Liberman nuk m’u përgjigj. Të nesërmen patëm një drekë të zakonshme dhe para se të ulesha më tha: “Ambasador sugjerimi yt është shumë i mirë dhe ne do t’ia dalim”.
Pas disa javësh erdhi në Izraeli kryeministri shqiptar, Sali Berisha, dhe gjatë drekës së parë Ministri Liberman i tha atij se Izraeli do të themelonte Ambasadën e tij në Tiranë.
Kryeministri Berisha ishte aq i lumtur sa që e falënderoi mikpritësin izraelit shumë herë pa pushim. Vizita e tij ishte shumë e suksesshme që në momentin e parë.
Shumë shpejt gjeta veten si Ambasadori i parë rezident në Shqipëri.


