Forumi Ekonomik Izrael-Shqipëri, ambasadorja Peleg: Mundësi të shkëlqyera bashkëpunimi
Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe Departamentin Ekonomik në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi Forumin Ekonomik Izrael-Shqipëri.
Ambasada e Izraelit në Shqipëri në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe Departamentin Ekonomik në Ministrinë e Jashtme të Izraelit, zhvilloi Forumin Ekonomik Izrael-Shqipëri, në datën 7 shtator.
Forumi u fokusua në katër sektorë të rëndësishëm të ekonomisë: bujqësi, menaxhim ujerash, IT dhe siguri kibernetike, turizëm dhe energji.
60 kompanitë pjesëmarrëse vendosën kontakte dhe shkembyen ide me synimin e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis dy shteteve.
Gjatë fjalës së saj, Ambasadorja e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe, marrëdhëniet afatgjata për ndihmën dypalëshe – shpëtimi i hebrenjve gjatë Holokaustit, dërgimi i ndihmës nga Izaelit pas tërmetit të 26 nëntor 2021,, vaksinimet, sulmet kibernetike, etj.
Ambasadorja Peleg, gjithashtu theksoi mirënjohjen e Izraelit ndaj Shqipërisë.
“Por sot ne mendojmë për të tashmen dhe ndërtojmë të ardhmen: marrëdhëniet ekonomike dhe të biznesit janë të qëndrueshme dhe forcojnë marrëdhëniet. Shpresoj për dz rezultate të këtij forumi: Së pari, biznese dhe partneritete të mira dhe së dyti, që izraelitët që erdhën t’u tregojnë kolegëve të tyre në Izrael për Shqipërinë, për mundësitë, njerëzit e mirë, për potencialin që ka Shqipëria.
Dua të falënderoj të gjithë mysafirët e nderuar që erdhën për të folur dhe për të takuar delegacionin izraelit. Dua të falënderoj të gjithë partnerët tanë: Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Institutin e Eksportit të Izraelit dhe Departamentin Ekonomik në Ministrinë e Jashtme të Izraelit”, tha ambasadorja Peleg.
Në Forumin Ekonomik Shqipëri- Izrael, folën gjithashtu, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku; kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Nikolin Jaka, zv.ministrja e Turizmiz, Almira Xhembulla, zv.ministri i Bujqësisë, Enio Civici, si dhe nga Izraeli, Yael-Ravia Zadok, kreu i Departamentit Ekonomik në Ministrinë e Jashtme të Izraelit.